1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA po shqyrtojnë mundësinë që të përfshihen në misionin evropian në Kosovë

Bekim Shehu / Prishtinë23 Maj 2008

Këtë e tha në Prishtinë zëvëndësndihmësja e sekretares amerikane të shtetit, R. Dikarlo. Sipas saj, pas datës 15.06 kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës, institucionet e Kosovës do të marrin përgjegjësitë që u takojnë.

https://p.dw.com/p/E4nD
Flamuri amerikan në mes të flamurit kombëtar valëvitet në Kosovë
Flamuri amerikan në mes të flamurit kombëtar valëvitet në KosovëFotografi: AP

OKB-ja do të ketë një rol në Kosovë edhe pas datës

15 qeshor, kur pritet të hyjë në fuqi Kushtetuta e

Kosovës ndërsa, institucionet do të marrin

përgjegjësitë që u takojnë. UNMIK-u, natyrisht do t’i

nënshtrohet një procesi rikonfigurimi, ndërsa, misioni

civil ndërkombëtar i koduar me emrin EULEX-, do të

shtrijë praninë në të gjithë teritorin e Kosovës.

Kështu ka deklaruar në Prishtinë, zëvëndësndihmësja e

sekretares amerikane të shtetit, Rozemari DiKarlo

(Rosemary Dikarlo), pas disa takimeve që zhvilloi

me udhëheqësit politik kosovar.

“Mendoj se liderët kosovarë e kanë bërë të qartë,

madje edhe në deklaratën e tyre të pavarësisë, se

Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë një rol

në Kosovë, por se çfarë roli do të jetë ky, kjo

çështje është ende duke u diskutuar”, thotë Rozemari

Di Karlo. Diplomatja amerikane ka bërë të ditur se

diskutimet për rikonfigurimin e UNMIK-ut, janë duke u

zhvilluar me një intensitet të lartë. Ndërkohë, sipas

saj, SHBA do të vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Kosovës,

ndërsa, është duke u shqyrtuar mundësia që edhe SHBA

të përfshihen në misionin e BE-së, EULEX.

Udhëheqësit politik kosovarë nga ana e tyre, shpresojnë

se pas datës 15 qershor, institucionet e vendit do të

marrin të gjitha përgjegësitë që u takojnë, ndërsa,

premtojnë se do të kenë raporte të mira me OKB-në.