1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA paralajmëron Turqinë

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter ka kërkuar nga Turqia dhe kurdët që të fokusojnë luftën e tyre tek armiku i përbashkët, "Shteti Islamik". Turqia i qëndron pozicionit të saj.

Uashingtoni rrit presionin ndaj Turqisë dhe kurdëve të Sirisë për të luftuar armikun e përbashkët, "Shtetin Islamik", në vend që të luftojnë njëri-tjetrin. Kreu i Pentagonit, Ashton Cartet u shpreh të hënën në Uashington se kjo është "baza" e bashkëpunimit të SHBA-së me palët në konflikt. Ato nuk duhet të luftojnë "njëra-tjetrën", por duhet ta përqëndrojnë luftën e tyre tek milicët xhihadistë, tha Carter. "I kemi bërë thirrje Turqisë që të mbesë e fokusuar në luftën kundër IS, dhe jo tek forcat siriane të mbrojtes, kemi pasur një sërë kontaktesh në ditët e fundit, shumë të rëndësishme.

Po qe se forcat turke "mbeten aty ku janë", pra në afërsi të kufirit të vet, dhe milicët kurdë sirianë tërhiqen në zonën në lindje të Eufratit, atëherë mund të mënjanohet një konflikt, tha Carter. SHBA mbështesin si njësitë e mbrojtjes kurde, YPG edhe Turqinë në luftën kundër "Shtetit Islamik". "Këto luftime janë të papranueshme", tha edhe zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Deutschland Treffen der Verteidigungsminister der Allianz im Kampf gegen IS

Kreu i Pentagonit, Ashton Carter

Frika nga një shtet kurd

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus konfirmoi për televizionin, NTV, se një nga objektivat më të rëndësishme të ofensivës turke është të pengojë krijimin e një korridori të kontrolluar nga ushtarët e YPG-së, që shtrihet nga Iraku deri në kufi me Detin Mesdhe. "Po qe se kjo ndodh, atëherë Siria është e ndarë". Por operacione të tilla të pakoordinuara i japin ndihmë vetëm të ashtuquajturit "Shteti Islamik", që mund të tërhiqet dhe të riformohet për akte të tjera terrori, tha zëdhënësi i Pentagonit, Cook.

Turqia kërkon që YPG të tërhiqet pas lumit Eufrat, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Por kjo ka ndodhur ndërkohë është kundërpërgjigjur, kreu i Pentagonit, Ashton Carter. Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në vizitën e fundit në Turqi siguroi se SHBA ua ka bërë të qartë milicëve kurdë se nuk do t'i mbështesë më, nëse ata nuk tërhiqen nga zona kufitare deri pas Eufratit.