1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA: Frekuencat e telefonisë celulare në ankand

Në SHBA shpërndahen licencat për frekuencat e telefonisë celulare. T-mobile pritet të investojë fuqishëm.

Fjala është për mbulim rrjeti, pushtet në treg dhe shumë para, sepse me shpërndarjen e licencave për frekuencat e telefonisë celulare në SHBA çimentohen për disa dekada raportet e sipërmarrjeve në treg. Sepektri i frekuencave për smart phone-t është po kaq i rëndësishëm sa rrjeti irrugëve për automjetet, pra sa më shumë të ketë, aq më i shpejtë është komunikimi.

Sidomos firmat T-Mobile USA, Verizon dhe AT&T, që deri tani nuk kishin shumë frekuenca, janë tani nën presion për të blerë sa më tepër prej tyre, thotë prof. Torsten Gerpott nga Universiteti Duisburg-Essen. Meqenëse oferta për shkaqe fizike nuk është e lartë, edhe çmimet janë shumë të larta, sqaron ai.

Deri tani këto frekuenca u përkisnin stacioneve televizive, por ato ose nuk i kanë përdorur thuajse fare ose u nevojiten frekuenca më të larta për shkak të digjitalizimit. Për të shitua frekuencat stacionet televizive duan si shumë për të filluar ankandin 86 miliardë dollarë. Në rast se kjo shumë nuk mblidhet atëhere ankandi do të shtyhet për në vitin 2017.

T-mobile do të investojë fuqishëm

"Frekuencat prej 600 megaherc, që ofrohen tani nga radio-televizionet janë tepër interesante, sepse mund të përdoren në zona rurale dhe se përmes tyre mund të arrish largësi të mëdha pa shumë teknikë. Dhe më pak teknikë do të thotë edhe më pak investime." - sqaron prof. Torsten Gerpott.

Deri tani në listën e ofertuesve janë regjistruar 100 sipërmarrje telekomunikacioni dhe koncerne televizive. Por T-Mobile USA pritet të luajë një rol të rëndësishëm në ankand, sepse synon të zgjerojë rrjetin e saj në SHBA dhe të rrisë shpejtësinë e transmetimit të të dhënave.

Manaxherët e T-Mobile kanë bërë të ditur prej disa muajsh se duan të investojnë deri në dhjetë miliardë dollarë. Telekomi gjerman madje do të prishë një traditë të gjatë dhe do ta ndihmojë financiarisht T-Mobile USA dhe nga kjo besohet se përfaqësuesit amerikanë do të sillen më me agresivitet në ankand që të përfitojnë pjesën më të madhe të tortës.

Frekuencat që do të hidhen tani në ankand janë sipas prof. Gerpott edhe objekt spekulimesh, sepse ai që i blen tani frekuencat kombëtare, mund t'i shesë dikur më shtrenjtë ato tek ofertuesit lokalë dhe fjala është për 416 tregje rajonale.