1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA do të lirojë të burgosur të Guantanamos

afp, dapd / Aida Cama22 Shtator 2012

Qeveria amerikane ka publikuar papritur listën e të burgosurve që ndodhen në kampin burg të Guantanamos, të cilët sipas saj mund të lirohen. Arsyeja, rrethanat kanë ndryshuar.

https://p.dw.com/p/16Cgt
Camp Delta GuantanamoFotografi: picture alliance/Everett Collection

Ministria amerikane e drejtësisë bëri të ditur emrat e 55 të burgosurve, të cilët do dërgohen në vendet e tyre. Njoftimi erdhi papritur, meqenëse në vitin 2009 ministria pati njoftuar se nuk do të përmendë detaje për të burgosurit që ndodhen në burgun amerikan në Kubë. Në atë kohë kjo u argumentua duke thënë se një hap i tillë do të dëmtonte marrëdhëniet diplomatike me vendet që do të pranonin të burgosurit.

Publikimi i listës u përshëndet nga organizatat që ndihmojnë të burgosurit, sepse kjo kontribuon në "transparencë". Organizata ndërkombëtare Organisation Amnesty kërkoi që "55 të burgosurit e përmendur të dërgohen menjëherë në vende që i njohin të drejtat e tyre". Shtete që i pranojnë vullnetarisht nuk ka për të gjithë të burgosurit e Guantanamos.

Militärtribunal Guantanamo USA
Gjykata ushtarake GuantanamoFotografi: picture-alliance/landov

Më shumë se 160 të burgosur

Mbas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, qeveria amerikane e presidentit George W. Bush ngriti në Guantánamo një kamp burg për njerëzit e akuzuar për terrorizëm dhe për luftëtarët talibanë. Që nga ajo kohë, sipas të dhënave të organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch në kamp kanë qëndruar më shumë se 770 të burgosur. Kampi i ngritur në një bazë ushtarake amerikane është kritikuar ndërkombëtarisht për shkak të torturave dhe keqtrajtimeve të të burgosurve. Aktualisht atje mbahen 167 të burgosur. Gati gjysma e të burgosurve janë nga Jemeni, pjesa tjetër janë afganë, algjerianë dhe saudo-arabë.

Presidenti amerikan Barack Obama pati premtuar në fushatën elektorale të para katër vjetëve se do ta mbyllte kampin një vit pas zgjedhjes. Por nuk e arriti këtë për shkak të kundërshtimeve të Kongresit.