'Shanset nga kriza t'i shfrytëzojmë edhe për marrëdhëniet gjermano-ruse'
14 Gusht 2009"Projekt inteligjent" mundësia e përfshirjes së Rusisë në kantierët e anijeve Vadan
Për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të të dy vendeve duhen shfrytëzuar "shanset nga kriza", tha Merkeli. Ajo e cilësoi "projekt inteligjent" mundësinë e përfshirjes së Rusisë në kantierët gjermanolindore të ndërtimit të anijeve Vadan, të falimentuara. Këtu po krijohet një bashkëpunim, të cilin "ne nga ana e qeverisë duam ta shoqërójmë", tha Merkeli pas takimit me rezidencën verore të Medvedjevit.
'RFGJ ka preferencë për propozimet e Magnës, në të cilat një pjesë është kooperimi me Rusinë.'
Lidhur me kötë konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin rus Medvedev Merkel u shpreh.
"Përsa u përket kantiereve gjermanolindore të ndërtimit të anijeve Vadan, këtu po nis një bashkëpunim, që perderisa është e domosdoshme, fjala këtu është për investime private, duam t'i shoqërojmë edhe nga ana e qeverisë gjermane. Ne kemi folur për GM dhe Opelin edhe për pjesëmarrjen e Rusisë në këtë projekt, dhe unë kam bërë edhe një herë të qartë se RFGJ ka një preferencë të lartë për propozimet e Magnës, në të cilat një pjesë është kooperimi me Rusinë."
'Në Gjermani u gëzuam shumë për rritjen ekonomike'
Në një bisedë paraprake me Medvedevin sot para dite Merkel tha para përfaqësuesve të shtypit:
"Mendoj se do të flasim për situatën ekonomike. Ne në Gjermani u gëzuam shumë kur dëgjuam dje, që edhe pse në një nivel të ulët në tremujorin e fundit është shënuar një rritje e vogël. Dhe unë mendoj se këto shanse nga kriza ne duhet t' shfrytëzojmë edhe për zhvillimin e marrëdhënieve gjermano-ruse."
Autor: Ina Verbica/ dpa
Redaktoi: Auron Dodi