Shalke në krizë të thellë
20 Shtator 2010Reklamë
Lojtarët e trajnerit Felix Magath mbrëmë humbën në fushën e vet me rezultat 1:3 dhe në këtë mënyrë mbeten të fundit në tabelë. Në dy ndeshjet tjera të javës së katër të zhvilluara ditën e diel u shënuan këto rezultate:
Sankt Pauli - Hamburg 1:1 dhe Bajer Leverkuzen - Nyremberg 0:0.
Tabelën e klasifikimit për herë të parë në historinë e këtij klubi e kryeson ekipi i Maincit.
Ndërsa në kampionatin evropian të pingpongut, lojtari gjerman Timo Boll fitoi titullin e kampionit për herë të katërt me radhë. Në finale ai mundi gjermanin tjetër Patrick Baum. Boll më parë ka fituar në këtë kampionat edhe titullin e kamionit evropian në konkurrencën e ekipeve si dhe në dubël.
Autor: Bahri Cani
Redaktoi: Eliana Xhani