1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Shalke humb shpresat

Mbas ndeshjeve të së shtunës, Schalke 04, i humb shpresat për të fituar titullin këtë sezon

default

Miroslav Klose bën golin e vetëm në Gelsenkirchen

Edhe më optimistët në Shalke tani duhet ta harrojnë ëndrrën për t'u bërë kampion. Mbas dhjetë vjetësh sërish u mundën nga Bayerni i Mynihu në fushën e tyre. 12 pikë është tani diferenca e tyre nga kampioni rekord. Trajneri i Shalke 04, Mirko Slomka, mbas humbjes 0:1:


S lomka: Ishte shumë e vështirë të shfrytëzoje ndonjë shans për gol. Por gjithsesi fitorja ishte e merituar edhe në sajë të lojës së zgjuar dhe të qetë të bavarezëve.


22 ndeshje, të 22 herët në krye të tabelës. Bavarezët janë bindës, edhe pse futbolli i tyre nuk është shumë mahnitës. Trajneri Ottmar Hitzfeld mendon se edhe fati luajti rolin e vet:


Hitzfeld: Patëm fat në fund që nuk mbeti barazim, sepse mendoj se edhe Shalke e meritonte barazimin.


Bremeni vazhdon të vrapojë mbas titullit të kampionit. Werder fitoi 2:0 ndaj Dortmundit duke mbetur kështu i dyti në tabelë, me një diferencë prej katër pikësh nga bavarezët. Dhe kjo megjihëse Diego mungonte, për shkak të kartelës së kuqe. Trajneri Thomas Schaaf


Schaaf: “ Ekipi vazhdon rrugën e tij. Është gjithmonë e befasueshme se si reagon ndaj situatave të reja. Urime për këtë fitore !”


Pasuesit nga Leverkusen dhe Hamburgu duhet të përpiqen të fitojnë gjatë ndeshjeve të së djelës, 02 mars 2008. Bayer duhet të shkojë në Bohum, ndërsa HSV në Frankfurt.


Rezultate të tjera: Karlsruhe fitoi ndaj Wolfsburgut me 3:1. Ekipi i Ede Becker është tani në vendin e pestë, duke ia kaluar edhe Schalkes.


Becker: Në fillim të gjysmës së parë e rritëm shpejtësinë, luajtëm shumë mirë në fillim, patëm shanse shumë të mira për gola dhe besoj se fitorja ishte e merituar.


Një vështrim nga fundi i tabelës: Duisburgu humbi qysh të premten 0:2 në Berlin. Nyrnbergu në Hanover 1:2 dhe Kotbusi nuk pati ndeshje me Shtutgartin për shkak të uraganit. Kështu që treshja, Nyrnberg, Kobtus dhe Duisburg mbetet me të njëjtat pikë në vendet e fundit të tabelës.


Bielefeldi arriti të fitonte një pikë në Rostok (Rostock). Barazimi 1:1 i solli dy pikë diferencë nga sektori i rrezikshëm i tabelës së Bundesligës. Trajneri Michael Frontzeck

F rontzeck: “ Sipas mendimit tim, ne do ta kishim merituar fitoren. Jam i kënaqur me lojën dhe mendoj se në të ardhmen mund ta përmirësojmë atë.

  • Data 01.03.2008
  • Autor Benjamin Wüst
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DGQE
  • Data 01.03.2008
  • Autor Benjamin Wüst
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DGQE