1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sfiduesi i Tsipras - Mitsotakis do të shpëtojë Greqinë

Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë konservatore, Nea Demokratia kërkon të ngjitet në pushtet. Qëllimi i tij: „Çlirimi“ i vendit nga kryeministri i majtë, Aleksis Tsipras. Se si do ta bëjë këtë, ai e sqaron për DW.

Griechenland Bildkombo Kyriakos Mitsotakis und Alexis Tsipras

Kyriakos Mitsotakis dhe Aleksis Tsipras

Nëse grekët do të votonin këtë dielë, atëherë partia Nea Demokratia do të fitonte dukshëm. Sipas sondazheve, kreu i kësaj partie, Kyriakos Mitsotakis e ka çuar përpara në sondazhe partinë, brenda gjashtë muajsh. Shumë mendojnë se ai do të ishte kreu më i përshtatshëm në qeveri, se Tsipras.

48 vjeçari Kyriakos Mitsotakis, që ka kryer studimet në Harvard dhe Stanford është proeuropian dhe neoliberal, pasardhës i një dinastie politike. Babai i tij Konstantinos Mitsotakis ka qenë kryeministër, motra e tij e madhe, Dora-Bakoyanis, ministre e Jashtme dhe e Kulturës, e kryebashkiake e Athinës. Po tek kjo dinasti bënte pjesë edhe burri i shtetit, Eleftherios Venizelos (1864-1936), babai i Greqisë moderne. Në një vend ku keqqeverisja në politikë trashëgohet si sëmundje gjenetike tek dinastitë politike, Kyriakos Mitsotakis kërkon të jetë reformues dhe rinovues.

Griechenland Athen Parlament Kyriakos Mitsotakis

Mitsotakis në parlament

Përpjekje për profilizim

Kundërshtarët e tij, brenda konservatorëve e akuzojnë për vetëvrasje politike. Ai nuk është i aftë të bindë njerëzit e thjeshtë me argumentat e tij për politikën e duhur për vendin, thonë ata. Megjithatë politikani 48 vjeçar i mbetet qëndrimit të tij: zgjedhje të parakohshme për të shpëtuar vendin nga „politika katastrofale“ e kryeministrit aktual. „Kam mirëkuptim për shqetësimet jashtë për shkak të raundeve zgjedhore të përsëritura, por qeveria Tsipras nuk mundet dhe nuk dëshiron të bëjë reformat dhe privatizimin“, thotë Kyriakos Mitsotakis në intervistë eksluzive për Deutsche Wellen.

Kreu i partisë opozitare përpiqet që të forcojë imazhin e tij si përkrahës i privatizimeve dhe profilin e një politikani të besueshëm në Greqi. Mitsotakis ka krijuar lidhje të ngushta me partinë popullore europiane dhë kërkon të afrohet me politikanë të njohur, si kancelarja Angela Merkel. Politikani grek ka vizituar ndërkohë ministrin e Ekonomisë në Francë, Emmanuel Macron, në Londër ai takon investitorë të njohur bankash, në Frankfurt ai i shpalosi gjendjen e bankave greke, kreut të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.

Mitsotakis e miratoi paketën e tretë në parlament, dhe ka ndikuar në kursin proeuropian të Greqisë, por ai është një kundërshtar i fortë i „politikës mikse“ siç e quan ai, me të cilën qeveria përpiqet të ulë borxhet. Ai kërkon uljen e shpenzimeve në sektorin shtetëror dhe është kundër tatimeve më të larta. „Greqia ka ndërkohë tatimet më të larta në Europë, por përmes rritjes së vazhdueshe të taksave, nuk merr patjetër më shumë të ardhura buxhetore. E kundërta është e vërtetë. Investitorët e huaj largohen.“

Kriza e Greqisë – gatesë vendase

Ai shprehet në mënyrë skeptike edhe për objektivat e kursimit, të rëna në ujdi me kreditorët e huaj. Ashtu si ekspertë të huaj, edhe ai nuk beson në realizueshmërinë e rritjes së prodhimit të përgjithshëm bruto, të cilin Greqia duhet të arrijë deri në vitin 2018. Ai kërkon falje të pjesshme të borxheve. „Kështu bashkë me masa të tjera strukturore, do mund ta ndërprisnim rrethin vicioz zë ekonomisë greke.“

Megjithatë politikani konservator i mbështet paketat e ndihmës. „Ne kemi votuar për reformat në kuadër të paketave të ndihmës, jo pse këtë e donin gjermanët apo Brukseli, por sepse është gjëja e duhur për vendin. Kriza në Greqi është bërë nga vetë grekët, jo nga paketat e ndihmës. Kush e thotë këtë të vërtetë në Greqi?!

Brexit dhe kriza e refugjatëve e kanë larguar disi vëmendjen nga Greqia, megjithëse vendi pritet të ketë përkeqësim të gjendjes ekonomike në vjeshtë. Edhe negociatat me kreditorët do të jenë më të komplikuara. Prandaj Kyriakos Mitsotakis ka një mesazh. „Miqtë në Gjermani duhet ta dinë, se koha deri në vitin 2018 është kohë e humbur, nga ana ekonomike do të jemi në stadin e vitit 2014. Prandaj Greqia ka nevojë për një qeveri të besueshme me politikë miqësore kundrejt investimeve”, thekson kreu i opozitës konservatore.