1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbien Bruksel Kosovo

24 Nëntor 2011

Deri në fillim të dhjetorit, Serbia mund të pres lajme pozitive nga samiti i ardhshëm i Bashkimit Evropian, deklaroi zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiq i cili qëndroi për vizitë në Bruksel

https://p.dw.com/p/13GhV
Ivicia Daciq, ministri i Brendshëm i Serbisë në Bruksel
Ivicia Daciq, ministri i Brendshëm i Serbisë në BrukselFotografi: DW

Tema kryesore e bisedimeve në takimet e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq në Bruksel ishte kandidatura e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por Daçiq u takua edhe me ndërmjetësin në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper. Ai tha se të gjithë bashkëbiseduesit e tij kanë vlerësuar përparimet e bëra në dialog për zgjidhjen e çështjeve teknike mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pavarësisht marrëveshjeve, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

"Bashkëbiseduesit mendojnë se në qoftë se në ditët e ardhshme nuk shfaqet ndonjë problem serioz, nga Brukseli në fillim të muajit të ardhshëm mund të priten lajme pozitive për Serbinë", tha ai

Një pjesë e madhe e takimit me Cooperin i është kushtuar zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit. Daçiq tha se zbatimi i marrëveshejve të arritura duhet të ketë për bazë ruajtjen e neutralitetit ndaj statusit të Kosovës.

"Asnjë marrëveshje nuk duhet të ketë domethënjen se Serbia në këtë mënyrë ka njohur pavarësinë e Kosovës", pohon ai duke shtuar: "Beogradi duhet ta thotë shumë hapur se cilat gjëra mund të bëhen e cilat jo. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë raporte të sinqerta partneriteti."

Serbian President Boris Tadic, center, speaks with Interior Minister Ivica Dacic, left, during an police exercise, in Belgrade, Serbia, Sunday, June 7, 2009. Serbia's Prime Minister Mirko Cvetkovic, on the right, gestures. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Präsidenti serb, Boris Tadic dhe ministri i Brendshëm, Ivica DaciqFotografi: AP

Serbia e përcaktuar për vazhdimin e rrugës europiane

Ministri i brendshëm serb tha se e kanë gabim të gjithë ata në Bashkimin Evropian të cilët mendojnë se kjo është kohë ideale për të ushtruar presion ndaj Beogradit, pasi që Serbia është në prag të fillimit të procesit të integrimit në BE. "Serbia është përcaktuar për vazhdimin e rrugës evropiane. Natyrisht që në këtë rrugë nuk jemi duke shkuar për hirë të askujt, sepse kjo është në interesin tonë. Por ne duhet të gjejmë edhe rrugë për mbrojtjen e interesave tona nacionale", theksoi kreu i socialistëve Ivica Daçiq.

Ditëve të ardhshme në Bruksel pritet edhe presidenti i Serbisë Boris Tadiq, i cili po ashtu do të kërkojë mbështetje për vendin e tij në rrugën drejt afrimit me Bashkimin Evropian. Me 30 nëntor do të mbahet edhe raundi tjetër i bisedimeve mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.

Autor: Marina Maksimovic, Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Kelmendi