Sejdiu: Shumë shpejt do të ketë njohje të reja të shtetit të Kosovës
30 Shtator 2008Në pamundësi për të folur në asamblenë e përgjithshme të OKB-së presidenti Fatmir Sejdiu thotë se gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ka takuar dhjetöra lidërö botërorë dhe u ka argumentuar atyre, se pse duhet ta njohin shtetin e Kosovës. Ai thotë se drejtësia është në anën e Kosovës, mirëpo nuk ishte në gjendje të thotë, nëse gjatë qëndrimit në Nju Jork dhe takimeve më shumë liderö botërore ka arritur t'i bindë ata, që mos ta votojnë nismën e Serbisë, e cila kërkon mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Për Prishtinën zyrtarë sipas presidentit Sejdiu është me rëndësi, që të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën, e kanë kundërshtuar këtë iniciativë të Serbisë.
"Ne nuk kemi arsye të frikësohemi, absolutisht. Çështja e Kosovës është zgjedhur në një proces të rëndësishëm ndërkombëtar. Ne e kemi proklamuar pavarësinë tonë në një akordancë të plotë me bashkësinë ndërkombëtare dhe e drejta është në anën e Kosovës në të gjitha versionet", thotë presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu tha se Serbia me nismën e saj për të nxjerrë rezolutë në Kombet e Bashkuara përmes së cilës do të intepretohej ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës, ka treguar qartë se është një shtet, që nuk e do paqen në ballkan.
"Serbia do të trumbetojë, do të paguajë, do të angazhohet dhe do të trokasë në të gjitha portat e mundshme për të gjetur njerëz për ta mbrojtur krimin e saj në Kosovë", ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu pas kthimit nga Nju Jorku
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, qëndroi në Nju Jork dhjetë ditë së bashku me ministrin e jashtëm Skender Hyseni. Ky i fundit akoma është në Nju Jork, duke lobuar për njohje tek shtetet, që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Cështja e lobimit është futur në agjëndë edhe të qeverisë së Kosovës, e cila është në kërkim të ndonjë agjencie ndërkombëtare, që do të angazhohej për këtë cështje. Për këtë qeveria ka ndarë një shumë prej tre million eurosh.
Bekim Shehu/Prishtine
►◄