Seanca e dytë e jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
19 Shkurt 2008Reklamë
Një ditë pas shpalljes së pavarësisë nisi vala e njohjes së Kosovës nga vende të ndryshme, e cila ndonëse me ritme të ngadalta rrjedha e saj është e sigurtë: Belgjika, Franca, SHBA dhe Britania e Madhe deklaruan njohjen e shtetit të ri.
"Në Evropë po krijohet një shtet i ri kundër vullnetit të ish-shtetit amë dhe të një fuqije me të drejtë vetoje." Kështu u shpreh sër Xhon Sauers në emër të Britanisë së Madhe. Kolegu i tij nga Uashingtoni, ambasadori i SHBA në OKB Khalilzad, u shpreh edhe më qartë: "Ne e urojmë Kosovën dhe e përshëndesim në familjen e kombeve."
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ndiqte seancën me mimikë të ngrirë në fund të tryezës në formë uje. Krahas aleates së Serbisë Rusisë hapin e Prishtinës e dënuan edhe Kina, anëare e KS me të drejtë vetoje, si dhe Indonezia, Vietnami dhe Afrika e Jugut. Tadiç ripërsëriti jo-në këmbëngulëse dhe sërish kërkoi anullimin e shpalljes së pavarësisë.
Ministri i jashtëm serb Jeremiç deklaroi: "Sot ne u bëmë dëshmitarë të një shteti që ndahet për motive etnike dhe që njihet ndërkombëtarisht në kufijtë e tij, pikërisht në godinën e OKB-së kjo u interpretua si një normë e pranueshme. Serbia nuk do ta pranojë dhe do ta luftojë këtë me çdo mënyrë diplomatike, politike dhe në çdo nivel ndërkombëtar."
I pakënaqur nga vendimi është jo vetëm presidenti serb Tadiç, por edhe ambasadori i Rusisë në OKB-së, Vitali Çurkin. Moska e konsideron këtë si një konfrontim.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun sinjalizoi, se misioni i BE-së mund të funksionojë mbi bazën e rezolutës ekzistuese për Kosovën: "Unë e marr në konsideratë, që në kontekstin e operacionit të OKB-së të përcaktohet një rol më i fuqishëm i BE-së në Kosovë."
Reklamë