1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Schweinsteiger kalon në Manchester United

Calle Kops11 Korrik 2015

Der Wechsel von Bayern-Profi Bastian Schweinsteiger zu Manchester United ist perfekt. Damit spielen in der kommenden Saison wieder drei deutsche Fußball-Weltmeister in der englischen Premier League.

https://p.dw.com/p/1FxKG
Bastian Schweinsteiger
Bastian SchweinsteigerFotografi: Reuters/Hanna

Bastian Schweinsteiger ka kaluar nga Bajerni i Mynihut në Manchester United. Në këtë mënyrë në Premier League do të luajnë tre ish-kampion bote nga Gjermania.

Kampioni i botës, kapiteni i kombëtares gjermane dhe zëvendëskapiteni i Bajernit të Mynihut Bastian Schweinsteiger do të largohet nga ky klub pas 17 vitesh. Kampioni rekord i Gjermanisë e ka konfirmuar se Schweinsteiger do të kalojë tek Manchester United. Informacionin e konfirmoi edhe kryetari i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, me rastin e prezantimit të ekipit bavarez, sot në Mynih.

"Ne jemi dakorduar me Manchester United dhe të gjitha gjërat janë sqaruar. Ai (Schweinsteiger) dëshiron të luajë diku tjetër në vitet e fundit të karrierës së tij dhe ne e kuptojmë këtë", theksoi Rummenigge. Schweinsteiger nuk ishte me rastin e prezantimit të ekipit për këtë kampionat. "Ai nuk ka dashur të vijë. Ai është një person sensibël dhe këtë vendim duhet ta kuptojmë", tha Rummenigge, i cili nuk deshi të flas për kushtet e këtij transferi. "Kushtet janë shumë fair", tha Rummenigge.

Kontrata trevjeçare

Mediat njoftojnë se kapiteni i kombëtares gjermane ka nënshkruar në Manchester United një kontratë trevjeçare. Ky ekip drejtohet prej ish - trajnerit të Bajernit, Louis van Gaal. Çmimi i kalimit ka qenë rreth 18 - 20 milion euro.

Bastian Schweinsteiger
Bastian SchweinsteigerFotografi: picture-alliance/dpa/M. Müller

Schweinsteiger ka pasur në Mynih një kontratë deri më 30. 06. 2016. 30-vjeçari ka ardhur në Bajern me 1 korrik 1998, me të cilin ka fituar tetë tituj të kampionit gjerman, shtatë kupa të Gjermanisë dhe me 2013 ka fituar Champions League. Në të njëjtin vit Bajerni ka fituar edhe titullin e kampionit të botës në konkurrencën e klubeve.

Me kombëtaren gjermane ka fituar vitin e kaluar titullin e kampionit të botës, ndërsa në vitet 2006 dhe 2010 ka fituar vendin e tretë. Në Premier League, Schweinsteiger do të ndeshet me Mesut Özil dhe Peer Mertesacker. Më së gjati në ligën angleze luan Robert Huth - prej vitit 2001. Aktualisht mbronë ngjyrat e Leicester City.