1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti i Ukrainёs pa iluzione

Samiti nё fakt duhej tё merrej me Ukrainёn, por ai u zhvillua nёn hijen e pёrshkalёzimit nё Siri. Ndёrmjetёsuesit Franca dhe Gjermania megjithatё shohin pёrparime.

Gjatё pёrshёndetjes nё shkallёt e pallatit Élysée presidenti ukrainas ishte disi optimist. Ai pёrshёndeti plot besim duke ngritur gishtat dhe u pёrqafua me presidentin francez Francois Hollande. "Ne nuk do tё flemё sonte kёtu", siguroi Hollande mysafirin nga Ukraina. Ai iu referua takimit tё fundit tё kёtij lloji nё Minsk nё shkurt. Atёherё katёr pjesmarrёsve iu deshёn 16 orё pёr tё projektuar njё marrёvehsje armёpushimi pёr Lidnjen e Ukrainёs.

Ndёrkohё qё Hollande dhe Poroshenko shkёmbenin jashtё fjalё kortezie, kancelarja Angela Merkel bisedonte brenda nё pallat me presidentin rus Vladimir Putin. Samitit katёrsh nё tё ashtuquajturin formati i Normandisё i kanё paraprirё disa bisedime bilaterale, pёr tё kuptuar, se si mendon presidenti rus lidhur me krizёn e Ukrainёs e kryesisht edhe lidhur me ҁёshtjen e Sirisё. Presidentit ukrainas iu desh shpejt tё kuptojё, se preokupimi i tij u eklipsua prej pёrshkallёzimit tё gjendjes nё Siri.

A nuk ka lidhje mes Sirisё dhe Ukrainёs?

Ndonёse si Putin edhe Merkel e Putin deklarojnё, se Ukraina dhe Siria s'kanё tё bёjnё mes tyre, diplomatёt francezё thonё, se nё fakt tё gjithё e kanё tё qartё, se pёrmes zhvillimeve tё ditёve tё fundit megjithatё ka njё lidhje. Rusia ka nisur tё mbёshtesё udhёheqjen siriane me sulme nga ajri. SHBA dhe aleatёt perёndimorё pёrmes njё deklarate tё ashpёr kritikojnё, se bombat ruse nuk godasin vetёm kundёr terroristёve tё "Shtetit Islamik", por edhe ndaj grupeve tё rebelёve dhe po vrasin edhe civilё.

Nёse Merkel dhe Hollande e kanё shprehur kёtё protestё edhe nё kontaktet bilaterale me Putinin, kjo mbeti e paqartё edhe pas konferencёs sё shtypit sё kancelares gjermane dhe presidentit francez. Njё zgjidhje ushtarake nuk ёshtё e mjaftueshme, sipas tyre. "Ne ndodhemi ende nё fillim", tha Merkel.

Putin nё OKB nё Nju Jork pati theksuar, se ai do tё luftojё nё krah tё presidentit tё Sirisё Assad kundёr "Shtetit Islamik dhe grupeve tё tjera terroriste". Franca vet para pak ditёsh nisi tё sulmojё milicёt terroristё islamikё nё Siri.

Qёllimi i shpallur i presidentit Hollande ёshtё gjithashtu largimi nga pushteti i Baschar al-Assadit. Nёse dhe si Hollande dhe Putin mundёn t'i afrojnё pozicionet e tyre diametralisht tё kundёrta, kjo mbeti e hapur. "Ne kemi thёnё fare prerazi, se "Shteti Islamik" ёshtё armiku qё duhet luftuar", tha kancelarja Merkel. Grupet e opozitёs, qё veprojnё kundёr regjimit tё Assadit, "kanё mbёshtetjen time".

Angela Merkel Francois Hollande PK Thema Ukraine in Paris Frankreich

Angela Merkle dhe Francois Hollande në konferencën e shtypit në Paris, 02.10.2015

Zgjedhjet duhet tё shtyhen

Bisedimet pёr respektimin e marrёveshjes sё Minskut pёr Ukrainёn u ngarkuan nga lajmi, se Rusia ka dёrguar nё rajonet e rebelёve pro Moskёs nё Lindje tё Ukrainёs raketahedhёs modernё tё tipit "Buratino". OSBE-ja njoftoi, se ka zbuluar armatime tё rёnda nё njё terren stёrvitjeje tё rebelёve. Nё fakt sipas marrёveshjes armatimet e rёnda duhej tё ishin tёrhequr nga tё dyja palёt.

Qeveria ukrainase parashikon, qё tёrheqja e shtyrё herё pas here e armёve tё rёnda, pёr tё cilёn ёshtё rёnё dakord qysh nё shkurt, do tё nisё tё shtunёn. OSBE-ja do ta mbikqyrё kёtё aksion. Presiddenti rus zyrtarisht e pёrgёnjeshtron, qё ai mbёshtet me armё apo me peronel rebelёt rusofonё nё Lindje tё Ukrinёs. Ukraina dhe Perёndimi e akuzojnё atё, se po drejton luftёn. "Nёse ka nevojё pёr prova pёr kёtё, raketahedhёsit i provojnё tё gjitha", u shpreh njё diplomat nё Paris. Sidoqoftё armёpushimi i brishtё qysh prej disa javёsh po respketohet, theksoi kancelarja Angela Merkel.

Bisedimet me presidentin rus nuk sollёn ndonjё arritje lidhur me ҁёshtjet e diskutueshme, por sёrish ёshtё pёrcaktuar rendi i hapave tё nevojshёm. Zgjedhjet e diskutueshme rajonale nё Lindje tё Ukrainёs duhet tё shtyhen. Separatistёt i kanё vendosur zgjedhjet nё mёnyrё tё njёanshme pёr mё 18 tetor. Presidenti i Francёs Francois Hollande tha, se Rusia do tani tё angazhohet, qё zgjedhjet tё mund tё zhvillohen sipas sё drejtёs ukrainase. Probelmin duhet ta zgjidhё grupi pёrgjegjёs i punёs. Shtyrja e zgjedhjeve ёshtё maft e rёndёsishme pёr presidentin ukrainas Poroshenko. "Unё pas bisedimeve jam optimist", tha ai duke u larguar nga pallati Élysée.

"Askush nuk e respketon 100 pёrqind marrёveshjen e Minskut"

"Ne nuk kemi iluzione, qё papritur gjithҁka do tё ecё shpejt e pa probleme", i pёrshkroi Merkel bisedimet e grupit tё katёrshes. Do tё nevojitet mё shumё kohё nga sa ishte planifikuar fillimisht. Respektimi i marrёveshjes sё armёpushimit ka zgjatur mё shumё se sa ishte planifikuar nё Minsk, nёnvizoi presidenti francez. "Deri tani asnjёra nga palёt nuk e ka respektuar 100 pёrqind marrёveshjen", tha Merkel duke iu referuar edhe qeverisё ukrainase.

Presidenti ukrainas Poroshenko gjatё Asamblesё sё Pёrgjithshme tё OKB-sё tё martёn (29.09)ngriti akuza tё ashpra kundёr Rusisё. Sipas tij Rusia ёshtё agresore. Fillimisht hynё nё Ukrainё burrat me uniformё jeshile forca speciale pa simbole kombёtare, tani ёshtё Siria nё radhё. "Kush do tё pasojё", shtroi pyetjen Poroshenko.

Presidenti rus u largua nga Parisi pa dhёnё ndonjё deklaratё zyratre. Konferenca e shtypit u mbajt vetёm nga ndёrjetёsuesit Hollande dhe Merkel. Garanci, qё marrёveshjet e arritura nё Paris do tё zbatohen, nuk ka, konfirmoi kancelarja.

Ҫmimi Nobel i paqes pёr Merkelin nuk ёshtё temё

Shandanёt e rёndё, perdet e kuqe prej kadifeje, ornamentet e arta murale dhe mermeri i ndritshёm nё pallatin Élysée ofruan njё kuadёr madhёshtor. Por rezultatet janё tё zbehta, tha njё diplomat, kur Merkel dhe Hollande u larguan nga salla e shtypit. Pyetjes sё njё gazetari francez, nёse llogarit me Ҫmimin Nobel pёr angazhimin e saj pёr refugjatёt nё Gjermani, Merkel iu pёrgjigj vetёm duke mohuar me kokё: "Shtypi nuk jep Ҫmim Nobel. Unё pёrqendrohem tek puna ime. Ka mjaft pёr tё bёrё."