1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Samiti i NATO-s dhe Rusia

Në shtypin gjerman të së mërkurës komentohet samiti i NATO-s në Bukuresht. Komentatorët marrin nën lupë raportet mes aleancës mbrojtëse transatlantike dhe Rusisë.

default

Protestë në Moskë kundër përpjekjeve të Ukrainës për t'u antarësuar në NATO

Në lidhje me marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë gazeta e Ashafenburgut "Main Echo" shkruan:

"Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë së rifuqizuar janë krejtësisht të çoroditura. Zgjerimi, sistemi i mbrojtjes nga raketat, Kosova dhe kontrolli i armatimeve, për të gjitha këto NATO-ja duhet të bashkëpunojë më ngushtë se deri më sot dhe në partneritet me Rusinë. Kjo në asnjë mënyrë s´do të thotë, se aleanca duhet të futet në rolin e të heshturit. Vendet e reja antare siç është dhe Polonia e njohin mirë shpirtin rus. Moska preferon të përplaset në fillim, por më vonë i thërret mendjes. Megjithatë do të ishte gabim i madh që Ukraina dhe Gjeorgjia të ftoheshin qysh në samitin e Bukureshtit për antarësim. Kjo jo për hir të të Kremlinit, por sepse këto dy vende ende nuk janë pjekur për të marrë në dorë biletën e antarësimit."


"Neue Ruhr/Neue Rhein-Zeitung" që del në Esen komenton pozicionin e presdientit të SHBA, Xhorxh Bush: "Bukureshti është vendi i lamturmirës për Bushin, i cili për herë të fundit përfaqëson SHBA në funksionin e presidentit në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të NATO-s. Shumë prej partnerëve të tij në aleancat ushtarake do të marrin frymë lirisht, ata mezi e kanë pritur ditën e lamtumirës së presidentit të padëshiruar. Mëse qartë përfaqësuesi i vijës së fortë nga Teksasi gjatë mandatit të tij tregoi, se sa vlen NATO-ja për të: pak madje aspak. Asnjëherë më parë një president amerikan nuk e ka perceptuar kaq pa ndjenjë drejtimin e NATO-s sa Bushi. Përkundër rezervave të shumë evropianëve dhe frikës së rusëve Bushi insiston për një antarësim të shpejtë të Ukrainës dhe të Gjerogjisë në NATO. Dakord këto janë dy vende me perspektivë. Por ato janë ende larg stabilitetit të bindjeve themelore demokrtatike që nevojitet në NATO. Bushi provokon."

  • Data 02.04.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DYuv
  • Data 02.04.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DYuv