1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Samiti i NATO-s dhe Maqedonia

Edhe pse Maqedonia i ka përmbushur të gjitha reformat e nevojshme për anëtartësim në NATO pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë kjo s'është e mundur.

Në agjendën e Samitit të NATO-s në Çikago temë bosht do të jetë kontributi i misionit të NATO-s në Afganistan pas vitin 2014 dhe mbrojtja e mençur apo resurset e bashkuara të vendeve anëtare të NATO-s, me qëllim të menaxhimit më efikas me paqen dhe sigurinë në nivel global. Në këtë periudhë Maqedonia ka bërë angazhime serioze që antarësimin e vendit në Aleancë, ta mbajë temë aktuale. Në këtë drejtim ka pasur rezultat meqë siç thotë ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi, në punimet e samitit është shtuar edhe një sesion i veçantë ku do të flitet për partneritetet, ku pritet që NATO të japë mesazhin e saj se rajoni mbetet interes i NATO-s. Ky do të jetë një sinjal dhe inkurajim për vendet e rajonit për të përshpejtuar integrimin e tyre në NATO.

Der mazedonische Verteidigungsminister Fatmir Besimi Skopje, 01.02.2012, Copyright: Mbaresa Istrefi, Assistentin in Verteidigungsministerium, Mazedonien

Fatmir Besimi

Antarësimi i Maqedonisë në NATO, drejpërdrejt është i lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, thotë ministri Besimi. “Është joreale të pritet që gjatë kësaj periudhe ne të kishim një zgjidhje lidhur me emrin me Greqinë. Prandaj edhe kemi shikuar mundësitë që eventualisht gjatë kësaj periudhe të zgjerojmë interesin e agjendës së NATO-s edhe për zgjerim të rajonit, çka edhe arritëm sukses . Tani mund të themi se jemi në agjendën e NATO-s”, thotë Besimi.

Maqedonia mbetet në qëndrimin e saj që përkushtim kryesor është antarësimi në NATO. Integrimet euroatlantike Shkupi i sheh si një proces, ndërsa antarësimi është vetëm një hap në këtë proces të gjatë, pasi Maqedonia duhet të vazhdojë reformat dhe kontributin në NATO edhe pasi të bëhet anëtare e saj, thotë Fatmir Besimi: “Përkushtimi ynë për NATO është një interes strategjik i vendit, ka konsensus politik për të dhe ka përkrahje maksimale të popullatës dhe ne nuk kemi dilema në orientimin tonë për akces në NATO”.

Maqedonia fazën e samiteve e ka kaluar që në Bukuresht në vitin 2008 ku është konstatuar se i ka përmbushur të gjitha reformat për t'u bërë anëtare e NATO-s. “Maqedonia mund edhe një ditë pas Çikagos të marrë ftesë dhe kjo është një temë e absorbuar me anëtarët e NATO-s. Në momentin që ne me Greqinë do t'i tejkalojmë dallimet lidhur me emrin, do të mund ta rrumbullakësojmë edhe këtë proces formal”, thotë ministri Besimi.

Qeveria e Maqedonisë ka dërguar edhe një letër zyrtare tek pjesmarrësit e samitit në Çikago ku kërkohet pranimi i Maqedonisë në NATO, dhe ndërsa paralelisht është duke u zhvilluar procesi i ratifikimit në parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s po bisedohet për mbylljen e çështjes së emrit me Greqinë.