1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i G-8-ës - Paradoksi në tregun global të orizit dhe zgjidhja nga perspektiva e BE-së

Gui Hao 26 Qershor 2008

Orizi ushqen më shumë se gjysmën e popullsisë së botës. Megjithatë vendet kultivuese: Tailanda, India dhe Pakistani e kufizojnë eksportin e orizit, që popullsia të mund ta shesë ushqimin bazë me çmime të përballueshme

https://p.dw.com/p/ERUz
Fotografi: AP

850 milionë njerëz në të gjithë botën sipas statistikave të organizatës humanitare "ndihma kundër urisë në botë" vuajnë nga uria dhe mungesa e të ushqyerit. Ndërsa fshatarët gjermanë në shenjë proteste kundër cmimeve të ulëta e derdhin qumështin, kudo në botë ushqimet mungojnë. Shumë paradoks është tregu global i orizit. Orizi ushqen më shumë se gjysmën e popullsisë së botës. Megjithatë vendet që e kultivojnë atë si Tailanda, India dhe Pakistani e kufizojnë eksportin e orizit, me qëllim që popullsia e vendit të mund të shesë ushqimin bazë me çmime të përballueshme. Pason rritja e çmimit në tregun botëror. Ndërkohë fshatarët e vegjël të orizit në vendet në zhvillim ankohen për rënien e cmimeve, me të cilat ata e shesin mallin, sepse prodhimet duhet të konkurrojnë me produktet agrare të lira të subvencionuara nga vendet e industrializuara. Por politika botërore kërkon, që të kihet kujdes për stabilitetin në tregun e orizit dhe të sigurohet ushqimi për të gjithë.


Në vendet në zhvillim furnizimi i sigurtë me ushqime ka prioritet të lartë. Secili, i pasur apo i varfër, ka të drejtë për një tas oriz. Për të mbrojtur konsumatorët qeveritë e disa vendeve aziatike e shohin veten të detyruar, ta shkëpusin herë pas here tregun e brendshëm të orizit nga tregu botëror përmes ndalimit të eksportit, kur niveli i cmimit është i lartë, me qëllim që orizi i shtrenjtë të mos mbysë tregun e brendshëm.


Në të njëjtën kohë fshatarët, që kultivojnë orizin, vuajnë. Me rritjen e cmimeve të benzinës, plehrave dhe farës ata nuk kanë përspektivë për t´u paguar më shumë. Edhe në tregjet e hapura në vendet e tyre nuk do të kishin shans, sepse prodhimet agrare të vendeve të industrializuara subvencionohen fort dhe u ulet cmimi. Një nga temat kryesore para organizatës botërore të tregtisë WTO. Qeveria gjermane e mbështet këtë.


“Që të arrihet përfundimi, që në vendet në zhvillim nuk ka eksporte agrare të subvencionuara, sepse kjo do të thoshte, që bujqësia në vendet në zhvillim shkatërrohet dhe prishet.", thotë Heidemarie Wieczorek-Zeul, ministre për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin.


350 miliardë dollarë amerikanë dhanë shtetet e industrializuara në vitin 2007 sipas statistikës së organizatës të ndihmës kundër urisë për subvencionet agrare. Kjo i korrespondon përafërsisht shpenzimeve të qeverisë gjermane për vitin 2008. Me këto donacione shtetërore vendet e zhvilluara duan t´i bëjnë prodhimet agrare të afta për konkurrencë dhe kështu të gjejnë rrugën për tek klientët në vendet në zhvillim. Një ndërhyrje brutale në mekanizmin e tregut me pasoja fatale, vlerëson Hans-Joachim Preuß, sekretar i përgjithshëm i organizatës ndihma kundër urisë në botë.


"Eshtë krejtësisht në rregull, që subvencionet nga eksporti i vendeve të industrializuara i ulin artificialisht cmimet e prodhimeve në tregun botëror. Kjo bën që prodhuesit në vendet në zhvillim nuk kanë më joshje për prodhuar ushqime. Kështu që vendet e industrializuara kanë një pjesë të madhe të përgjegjësisë, që bujqësia në shumë vende në zhvillim nuk është e zhvilluar, sic do të kishte qenë pa masat e uljes së cmimeve”


Shtrenjtimi shqetëson politikën botërore. Organizatat si Banka Botërore, programi botëror për ushqimin i OKB-së dhe organizata botërore e tregtisë u bëjnë thirrje qeverive të ndryshojnë qëndrim. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon ka krijuar një grup punë për këtë temë, i cili e informon atë direkt. Tani është i domosdoshëm një institucion qëndror politik, përgjegjës për tregtinë e mallrave ushqimore, thotë ministrja për zhvillimin Wieczorek-Zeul.



Sekretari i përgjithshëm i organizatës ndihma kundër urisë në botë. Preuß kërkon nga vendet evropiane të investojnë më shumë për bujqësinë në vendet në zhvillim. Vetëm 0,7% e parave gjermane për zhvillimin shkojnë sot në sigurimin e ushqimit në bujqësi. Ekspertët mendojnë se 20 deri 30% janë të nevojshëm.



Vetëm me ndihmën për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi kultivuesit e orizit do të kishin shans për të mbijetuar, thotë Preuß. Këto janë psh kanalet e ujitjes, apo furnizimi me energji elektrike. Vetëm atëherë mund të qetesohet disi tregu i orizit në botë.