1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti BE - Rusia - Sondazhi i DW: Rusëve u pëlqen përsëri BE-ja

Bernd Johan / Elert Ajazaj21 Dhjetor 2012

Popullsia ruse e sheh më pozitivisht sesa gjashtë muaj më parë Bashkimin Evropian dhe synimet e tij. Ky është rezultati i sondazhit aktual DW-Trend për Rusinë.

https://p.dw.com/p/175qk
Russian Prime Minister Vladimir Putin, right, shakes hands with European Commission President Jose-Manuel Barroso after their news conference in Moscow, Russia, Friday, Feb. 6, 2009. Russia and the European Union tested the troubled waters of their relationship Friday, holding the first top-level meetings since a chilling two-week cutoff of Russian gas supplies via Ukraine. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)
Fotografi: AP

Një temë e samitit (21.12.2012) BE-Rusi është heqja e ndërsjellë e vizave. Nga këndvështrimi i të anketuarve, prej një heqjeje të mundshme të vizave do të përfitonin para së gjithash qytetarët e Federatës Ruse (54 për qind). Gati një në dy vetë (46 për qind) do të udhëtonte më shpesh në vende të BE-së në rast të heqjes së vizave. Madje në radhët e 18- deri 29-vjeçarëve do të ishin dy të tretat e të anketuarve (64 Prozent). Këtë gjë tregon anketimi aktual DW-Trend Rusia për muajin dhjetor. Për këtë qëllim zyra ukrainase e institutit për studimin e opinionit IFAK ka pyetur një kampion prej 1.000 personash nga mosha 18 deri 65 vjeç në Rusi.

--- 2012_12_06_Umfrage_5_RUS.psd

41 për qind e të anketuarve janë parimisht për anëtarësimin e Rusisë në BE. Kjo përbën një rritje të lehtë kundrejt qershorit 2012. Asokohe, në kulmin e krizës ekonomiko-financiare në Evropë, anëtarësimin e vendit të tyre në BE e përshëndesnin vetëm 38 për qind e rusëve. Këtu bie në sy fakti që numri i përkrahësve të një anëtarësimi mundësisht të shpejtë në BE rritet. Sidoqoftë gati një në tre rusë (32 për qind) dëshiron aderimin në BE brenda pesë viteve të ardhshme. Kjo është tetë për qind më shumë sesa në qershor 2012 (24 për qind). Kjo rritje manifestohet te të gjitha grupmoshat.

Ekonomia si faktori kryesor

Si objektiv primar të Bashkimit Evropian 53 për qind përkufizojnë rritjen ekonomike. Ky është një synim, të cilin e përkrahin personalisht edhe 55 për qind e të pyeturve. Gjysmë viti më parë vetëm 37 për qind mendonin se rritja ekonomike është synimi kryesor i bashkësisë evropiane. Kjo tregon se popullsia ruse ka përsëri një besim më të madh te kompetenca ekonomike e BE-së. Në të njëjtën kohë nga pikëpamja gjeopolitike BE-ja perceptohet si shumë më pak ekspansioniste. Vetëm 26 për qind besojnë se zgjerimi territorial është një objektiv i rëndësishëm i BE-së. Kjo është shumë më pak sesa para gjysmë viti (40 për qind) dhe niveli më i ulët qysh prej mbledhjes së të dhënave për Rusinë nga DW-Trend.

--- 2012_12_06_Umfrage_3_RUS.psd

BE-ja duket më pak bindëse sesa te kompetenca ekonomike në sektorë të tjerë. Si një synim tjetër i rëndësishëm i BE-së konsiderohet ndërtimi i një sistemi të përbashkët sigurie (16 Prozent) dhe i një kulture dhe identiteti të përbashkët evropian (10 për qind). Çka bie në sy është fakti që të anketuarit e mbështesin më fort ngritjen e një sistemi të përbashkët sigurie (29 për qind) dhe të një kulture dhe identiteti të përbashkët evropian (24 për qind) se ç'e presin këtë gjë nga BE-ja.

Marrëdhëniet Rusi - BE

Edhe vlerësimi i marrëdhënieve të Rusisë me BE-në ka ndryshuar pozitivisht në muajt e fundit. Pas vlerës së ulët në qershor të këtij viti ndërkohë 57 për qind e të anketuarve e shohin raportin si miqësor dhe si partneritet. Kjo është 15 për qind më shumë sesa para gjashtë muajsh. Vetëm 13 për qind i vlerësojnë marrëdhëniet negativisht.