1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Salut" si francezët dhe jo me „Hallo" si gjermanët - Landi frankofil i Zarës

Judith Hartl5 Korrik 2008

„Ne njerëzit nga Landi i Zarës (Saarland) hamë me kënaqësi", thotë Sabine dhe ndan me profesionalitet një peshk Dorade. Në asnjë land tjetër të Gjermanisë e ngrëna nuk celebrohet kaq shumë sa në landin e Zarës.

https://p.dw.com/p/EI6x
30 vjeçarja Marion tregon të djelën më 18 korrik 1999 vendin ku ka parë Shën Mërinë, Marpingen
30 vjeçarja Marion tregon të djelën më 18 korrik 1999 vendin ku ka parë Shën Mërinë, MarpingenFotografi: dpa - Bildfunk

Afërsia me restorantet franceze është mbresëlënëse. Midhje „Moules", Crevetten, Rouille – një krem me erëza për frutat e detit, „Crémant d’Alsace" një verë e shijshme spumante e ngjashme me shampanjën nga Elsass - të gjitha këto janë pjesë e të përditshmes këtu.

Mettlach-Orscholz, në Landin e Zarës
Mettlach-Orscholz, në Landin e ZarësFotografi: AP

Dygjuhësia nuk është e vetëkuptueshme

Edhe vajza Frieda shkon në shkollën fillore gjermano- franceze „École primaire" në Sarbryken (Saarbrücken ) pasi ka qenë më parë në kopshtin e fëmijëve „École maternelle". Nëntëvjeçarja peshkon disa „carottes" nga ushqimi i saj dhe falenderon të ëmën sigurisht me „Merci, maman". „Në Landin e Zarës kjo nuk është e vetëkuptueshme", thotë Sabine. „Unë e kam pasur shumë zili shoqen time ët ngushtë që shkonte në gjimnazin gjermano - frencez në Sarbryken. Ajo fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe gjithnjë hynte në biseda me francezët e ëmbël kur ne shkonim për pushime në Atlantik. Dhe që atëherë i kam thënë vetes " fëmijët e tu do të rriten dygjuhësh." E bija Frida qesh dhe thotë : „Por edhe ti mund të flasësh tani pak frëngjisht".

Paragjykimet në Landin e Zarës

Njerëzit nga Landi i Zarës koketojnë me dëshirë me atë çka Sabine thotë se është budallalëk. Mediat i paraqesin banorët e këtushëm me kapelen franceze në kokë, një bagetë nën krahë dhe një shishe verë të kuqe në dorë, duke përshëndetur gjithnjë me „Salut" si francezët dhe jo me „Hallo" si gjermanët.

Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, megjithatë lidhja dhe afërsia me Francën është shumë e rëndësishme në Landin e Zarës, thotë Sabine.

Krenar për historinë gjermano franceze

Sabines i pëlqen të quhet frankophile. Ajo është krenare ta fusë „la France" në jetën e saj të përdishme. Sepse kjo përzierje internsive kulture dhe gjuhe midis Landit të Zarës dhe rajonit fqinjë francez Lothringen, është e veçantë për Gjermaninë. Landi i Zarës ka qenë pas Luftës së Dytë Botërore më 1949, protektorat i Francës. Pastaj u bë rajon autonom, me ekipin e vet kombëtar të futbollit dhe me ekipin e vet olimpik. Që prej 1957-ës Landi i Zarës bën pjesë në Republikën Federale Gjermane dhe është landi i dhjetë i saj.

Croissant dhe Café-au-lait-Bol

„Prandaj", pretendon Sabine „njerëzit nga Landi i Zarës nuk e ndjejnë veten gjermanë të vërtetë, francezë sigurisht që jo, por ndihen si diçka midis. " Banorët e kësaj zone e kanë të vështirë të largohen prej këndej dhe të ndahen nga stili i jetës së tyre. Ata që për shkak të punës largohen, kthehen këtu sërish. "Kështu është tek ne", thotë Sabine the pi „Café au lait" vërtet nga një „bol". Edhe ky është një filxhan special francez për kafenë" - i përshtatshem për të ngjyer Croissant. „Edhe kjo është një lloj jetese nga Landi i Zarës - savoir-vivre eben", thotë 41- vjeçarja. Nga kjo mënyrë jetese ajo nuk do të hiqte dorë kurrë. Por as nga Landi i Zarës ajo nuk do të largohej kurrë.