1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sa e sigurt është Londra?

Pandeli Pani23 Korrik 2012

Forcat e sigurisë në Londër janë në gjendje gatishmërie të lartë. Avionët janë të gatshëm, raketat tokë-ajër janë vendosur në pallate të larta. Marrina patrullon lumin Themse. Por a mjaftojnë këto masa?

https://p.dw.com/p/15cxA

Me 6 korrik 2005 u vendos që Lojërat Olimpike 2012 të mbahen në Londër. Gëzimi ishte i madh por vetëm një ditë më vonë, Londra u trondit nga sulmet terroriste: me 7. 07. 2012 në tri stacione hekurudhore dhe në një autobus në Londër ndodhën shpërthime bombash. Islamistët vendorë terroristë vranë 52 persona dhe plagosën mbi 700 të tjerë. Këto sulme dëshmuan se Londra është e rrezikuar nga terrorizmi.

 "Lojërat Olimpike janë një objektiv perfekt për sulme terroriste", pohon eksperti George Kassimeris. Sipas tij, "situata është edhe më e rënduar sesa në Athinë, Sidnej apo Pekin, për shkak të pjesëmarrjes britanike në misionet ushtarake në Britani të Madhe dhe Afganistan."

Britanikët nuk kursejnë para dhe mund

Organizatorët e Londrës 2012 thonë se do të bëjnë të gjitha që janë në mundësitë e tyre për të garantuar sigurinë. "Ne do të përgatitemi për të gjtiha rastet", thotë kryetari i komitetit për organizimin e lojërave, Sebastian Coe. Kostot e masave të sigurisë për këto lojëra do të kalojnë shifrën prej 1,25 miliardë euro. Aktualisht janë angazhuar 23.700 ushtarë, ndërkohë që në kohën e lojërave do të angazhohen edhe 13.500 ushtarë të tjerë. Kjo shifër është shumë më e lartë se kontigjenti britanik në Afganistan.

Firma G4S, kishte parashikuar në fillim angazhimin vetëm të 17.000 policëve. Por edhe numri i policëve do të plotësohet me ushtarë shtesë (3.500).

Demonstrimi i fuqisë

Në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, qeveria në Londër ka organizuar edhe një stërvitje ku është përdorur i gjithë arsenali në dispozicion. Stërvitja ka zgjatur një javë. Është ky aksioni më i madh paqësor i sigurisë në Londër. "Qeveria britanike po ndërmerr të gjitha masat e mundshme për siguri në ajër, tokë, nëntokë dhe në ujë", thotë Kassimeris.

Megjithatë autoritetet dhe organizatorët thonë se Londra nuk do të jetë nën masa shtetrrethimi. "Ne duam që lojërat të jenë të sigurta, por që Londra të mos jetë nën masa shtetrrethimi", thotë Coe. Ai fton njerëzit "që të vizitojnë Londrën dhe të festojnë ngjarjen më të madhe sportive që ka parë ky vend ndonjë herë“.

Vizitorët duhet të kalojnë masa të rrepta sigurie në aeroporte. Prej atje do të dërgohen drejt në stadium dhe fushat e Lojërave Olimpike. Londinezët janë paralajmëruar se mund të ketë vonesa të mëdha në trafikun e qytetit. Nga këto masa janë të prekur miliona njerëz të cilët udhëtojnë çdo ditë për të shkuar në punë. Shumë firma u kanë dhënë leje puntorëve të vet që duhet të udhëtojnë çdo ditë që të mos vijnë në punë.

"Kur ndërmerren masa këq të rrepta sigurie me siguri që ka dhe vështirësi dhe paknaqësi. Është e mundur që në një masë të kufizohen edhe liritë e qytetarëve. Kam frikë se Lojërat ndryshe nuk mund të sigurohen“, pohon Kassimeris.