1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusisë po i shterojnë paratë

Të ardhura të ulta nga nafta, sanksione, probleme strukturore - ekonomia ruse ndodhet në krizë, rezervat po shkojnë drejt fundit. Megjithatë konfliktet me perëndimin nuk do të shuhen, madje mund të shtohen.

Russland Bettler Geschäft

Numri i të varfërve në Rusi pritet të rritet në më shumë se 20 milionë vetë

Rusia vuan nga kriza ekonomike. Në vitin e kaluar kapaciteti ekonomik i vendit ra me 3,8 %, ndërsa për këtë vit, Banka Botërore pret një rënie tjetër me 1,9%. Vendi përballet me një listë të gjatë problemesh: Fillimisht çmimi i naftës, i cili në dy vitet e fundit gati është përgjysmuar. Shteti dhe firmat kanë tani shumë më pak të ardhura.

Stefan Meister, ekspert gjerman i Shoqërisë Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) thotë se „është e vështirë të financosh buxhetin me këto çmime të gazit dhe naftës.” Qeveria mund t'i mbushë vrimat buxhetore duke vënë në përdorim rezervat e fondeve shtetërore, të cilët para disa vitesh sillnin shumë fitime, për shkak të bumit të biznesit energjitik.

Sanksionet e Perëndimit, një reagim pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit me Ukrainën e kanë rritur presionin. Tregtia ka pësuar goditje të fortë, madje nga kjo vuan edhe tregtia gjermane e automjeteve dhe prodhimit të makinerive. Për Rusinë është më e vështirë, sepse sanksionet vështirësojnë financimin e investimeve.

Deutsche Gesellschaft für Auswärtige Politik e.V. - Stefan Meister

Stefan Meister, ekspert i Shoqërisë Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP)

Problemet me financimin

„Sanksionet perëndimore i kanë hequr mundësinë firmave dhe bankave tona të huazojnë para jashtë vendit, dhe jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën“, thotë Vladimir Milov, drejtor i Institutit të Moskës për Politikën Energjitike në bisedë me Deutsche Wellen, „Askush nuk na huazon para, madje as Kina.“ Milov është themelues e kryetar i partisë opozitare, „Zgjedhja Demokratike“.

Kreditë kanë qenë baza e rritjes ekonomike ruse në vitet e fundit. Sipas Mirov, sanksionet e kanë ulur vëllimin e kredive nga 700 miliardë dollarë në vitet e kaluara në 470 miliardë dollarë aktualisht. Rrjedhja e ndjeshme e kapitalit jashtë vendit ka luajtur rol negativ duke bërë që rubla të humbasë gjysmën e vlerës përballë dollarit.

Kësaj i shtohen problemet strukutore. Ekonomia ruse sundohet në të vërtetë nga disa pak koncerne shumë të fuqishme të sektorit energjitik, të cilët veprojnë me këshilla nga politika. “Mungojnë kushtet për konkurrencën e lirë dhe shtetin ligjor”, thotë eksperti Meister për Deutsche Welle-n.

Probleme strukturore

Problemet strukturore janë bërë të ndjeshme që para sanksioneve dhe rënies së çmimit të naftës, thotë eksperti rus, Milov. "Që në vitin 2013 ekonomia ruse nuk kishte më rritje ekonomike. Ajo është e varur nga disa monopole shtetërore që nuk janë efiçiente, tani shtohen sanksionet dhe rënia e çmimit të naftës. Janë këta faktorë që nuk të bëjnë optimist, se në vitet e ardhshme do të kemi rritje ekonomike."

Portrait von Wladimir Milow, Präsident des unabhängigen Instituts für Energiepolitik, Russland

Opozitari rus, Vladimir Milov, drejtor i Institutit të Moskës për Politikën Energjitike

Qeveria ruse po kundërvepron me privatizimin e firmave shtetërore dhe planifikon aktualisht valën më të madhe të privatizimit të viteve të fundit. Por ajo nuk parashikon të shesë shumicën e aksioneve që zotëron. "Qeveria luan me kohën", thotë eksperti gjerman, Stefan Meister. "Nuk merren vendime me efekt të gjatë veprimi për të përmirësuar gjendjen ekonomike, por ka vetëm përpjekje për të shitur aksione të firmave, deri sa të rritet çmimi i naftës."

Pasojat i vuan popullsia. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore numri i të varfërve në Rusi do të rritet në më shumë se 20 milionë vetë, në një popullsi prej 140 milionësh. Kjo është rritja më e madhe e varfërisë prej 9 vjetësh. Edhe shtresa e mesme, shtylla e konsumit rus, është bërë e përmbajtur. Përqindja e inflacionit zyrtarisht kap shifrën e 12,9%.

Represionet

Papunësia në vend nuk ka shënuar ndonjë rritje, por rritja e pakënaqësisë mund të kthehet në të ardhmen në një problem për Putinin, kundër të cilit presidenti rus po përgatitet që tani. "Ne vëmë re zgjerimin e aparatit të represionit. Nuk ka shumë kohë që është krijuar garda kombëtare", thotë Meister. "Regjimi përgatitet për një konflikt me shoqërinë", thotë eksperti që beson se në të ardhmen në Rusi mund të ketë rebelime lokale. Megjithatë sipas Stefan Meister "nuk shoh ndonjë opozitë që mund t'i drejtojë ata. Po ashtu nuk shoh gatishmëri tek popullata për demonstrata masive."

Por pyetja më themelore është se kur do t'i mbarojnë Rusisë paratë. Ministri i Financave, Anton Siluanov ka thënë që në fund të janarit se nga fundi i vitit 2016 mund të mbarojnë mjetet e fondit të rezervave të shtetit. Po qe se çmimi i naftës nuk rritet, Rusia mund të vazhdojë "dy ose tre vjet" kështu, thotë Stefan Meister, por "treni ndjek drejtimin e përplasjes". Eksperti pret që regjimi të ashpërsojë konfliktin me perëndimin, në mënyrë që të largojë vëmendjen nga kriza ekonomike.