1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia kërkon largimin e 50 diplomatëve të tjerë britanikë

31 Mars 2018

Largoni diplomatët, kërkon Moska. Shkallëzim i ri në grindjen mes Londrës e Moskës për sulmin me gaz nervor kundër ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij.

https://p.dw.com/p/2vHwH
Symbolbild Kreml Moskau Russland Regierung
Fotografi: AFP/Getty Images/M. Antonov

Rusia i ka kërkuar Britanisë së Madhe të largojë edhe 50 diplomatë të tjerë britanikë, bën të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Sacharova të shtunën për agjencinë e lajmeve, Reuters. Njoftimi i është dhënë ambasadorit britanik, Laurie Bristow të premten në Moskë. Qeveria britanike duhet të vendosë tani, se cilët përfaqësues të shërbimit diplomatik apo administrativ duhet të largohen.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme britanike e cilësoi veprimin jashtëzakonisht për të ardhur keq. Qeveria ruse reagoi me këtë pas dëbimit të shumë diplomatëve rusë nga më shumë se 20 vende perëndimore. Qeveria në Londër akuzon Rusinë, se qëndron pas sulmit me gaz nervor në fillim të muajit në Britaninë e madhe. Rusia e mohon të ketë përfshirje. Ky vend ka kërkuar të kontaktojë vajzën e Skripal, si qytetare ruse. 

 

 

la/rtr,dpa)