1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia dhe lufta e nervave për Sirinë

Roman Gonçarenko/Auron Dodi8 Qershor 2013

Para një muaji ministrat e jashtëm të Rusisë dhe SHBA ranë dakord për një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Siri. Ende duhet të sqarohen detaje, por fitoret e Asadit e forcojnë pozicionin e Moskës.

https://p.dw.com/p/18lyU
U.S. Secretary of State John Kerry (L) receives an envelope from Russian Foreign Minister Sergei Lavrov at the start of a NATO - Russia foreign ministers meeting at the Alliance's headquarters in Brussels April 23, 2013. REUTERS/Yves Herman (BELGIUM - Tags: POLITICS)
Fotografi: Reuters

Gjeneva duhet të bëhet një Dejton i dytë, shpreson Dmitri Trenin. "Amerikanët dhe rusët duhet t'i sjellin në të njëjtën tryezë përfaqësuesit e Sirisë dhe t'i detyrojnë ata të bien dakord", i thotë DW-së drejtori i Qendrës Carnegie në Moskë. "Kjo do të kërkonte një aleancë diplomatike mes Rusisë dhe Amerikës në çështjen e Sirisë." Por për momentin, shanset për këtë nuk janë "shumë të mëdha," mendon Tritin.

Në fillim të majit, Rusia dhe SHBA avancuan për herë të parë që prej fillimit të luftës civile në Siri drejt pozicionieve reciproke. Me propozimin e tyre, që si në vitin 2012 të organizohet një konferencë ndërkombëtare për Sirinë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, dhe homologu i tij, John Kerry, tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare. Eksperti moskovit Trenin sheh në këtë një sinjal, që Uashingtoni, njësoj si Moska, synon një dakordim politik dhe dëshiron ta shmangë një shkallëzim ushtarak në rajon.

Rusia do ta pajisë Sirinë me sisteme të mbrojtjes ajrore.
Rusia do ta pajisë Sirinë me sisteme të mbrojtjes ajrore.Fotografi: picture-alliance/dpa

Ndryshimet në çështjet themelore mbeten

Por përgatitja e konferencës rezulton e vështirë. Më parë qe planifikuar që ajo të zhvillohej në maj, tani si koha më e hershme përmendet korriku. Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i jashtëm rus, Gennadi Gatilow, pas bisedimeve me përfaqësues të SHBA dhe të OKB-së në Gjenevë të mërkurën. Rusia e sheh të realizuar detyrimin e saj, duke e bindur qeverinë siriane, që të marrë pjesë në konferencë. Nëse në konferencë do të jenë të pranishme forca opozitare dhe sa të tilla, kjo është e hapur.

Megjithë iniciativën e përbashkët: diferencat midis Rusisë dhe SHBA mbeten. Ministri i jashtëm rus Lavrov i akuzoi SHBA për një "deformim të fortë" të paraqitjes së marrëveshjes. Komentet e fundit të State Departamentit, në bazë të të cilave konferenca e Sirisë ka si synim shkarkimin e qeverisë aktuale, janë të gabuara, tha Lavrovi. Nga këndvështrimi i Moskës në Gjenevë do të diskutohet formimi i një qeverie, në të cilën të marrin pjesë si pushtetmbajtësit aktualë, ashtu edhe opozita.

ARCHIV - Russisches Flugabwehrsystem vom Typ S-300 (Archivfoto vom 06.06.2011). Israel hat die USA nach US-Medienberichten vor russischen Raketenlieferungen an Syrien noch in diesem Jahr gewarnt. Demnach will Moskau dem Regime von Präsident Baschar al-Assad mehrere Abwehrsysteme vom Typ S-300 zur Verfügung stellen, die Kampfjets und Raketen vernichten können. Foto: Igor Zarembo +++(c) dpa - Bildfunk+++ pixel
Suksese të trupave qeveritare në al KusairFotografi: reuters

Rusia nga ana tjetër njofton për dërgime të reja armësh Sirisë. Kështu Damasku mund të marrë më shumë se 10 avionë luftarakë rusë, u bë e ditur në Moskë. Më parë dërgimi i raketave kundërajrore nga Rusia të tipit S-300 tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Që prej 1 janarit 2013 marina ruse e ka shtuar praninë në Mesdhe. Një grup prej 16 anijesh lufte ruse planifikon ndër të tjera edhe një vizitë në portin sirian, Tartus, ku Rusia ka një bazë marine.