1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusët marrin nën kontroll aeroportin e Krimesë

Amarildo Topi28 Shkurt 2014

Ministri i Brendshëm ukrainas thotë se forca ushtarake ruse kanë marrë nën kontroll aeroportin në Sevastopol. Ai e ka quajtur këtë 'pushtim të armatosur'.

https://p.dw.com/p/1BHNn
Aeroporti Simferopol në Krime
Fotografi: Reuters

Ministri i Brendshëm ukrainas Arsen Avakov tha të premten se marinsat rusë kanë marrë nën kontroll aeroportin ushtarak në portin e Detit të Zi, Sevastopol. Ky është rajoni i Krimesë ku më shumë flitet rusisht.

"Atë, që ka ndodhur, unë e konsideroj pushtim i armatosur dhe dhunim i të gjitha marröveshjeve dhe normave ndërkombëtare", shkruan Avakov në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

Një nga flotat detare të Rusisë është në Sevastopol

Dhjetöra burra të paidentifikuar të veshur me uniforma ushtarake, janë parë të patrullojnë aeroportin në Simferopol, që është edhe kryeqyteti i Krimesë.

Ata refuzuan të flisnin me gazetarët. Burrat e armatosur nuk shkuan tek terminali i pasagjerëve dhe në dukje lejuan funksonimin normal të aeroportit, ka thënë një punonjës i aeroportit për agjencinë RIA-Novosti. Uniformat e tyre nuk kishin shenja ushtarake dhe nuk mund të njiheshin menjëherë, se cilët ishin.

Demonstrues prorusë në Simferopol në Krime
Demonstrues prorusë në Simferopol në KrimeFotografi: DW/M.Bushuev

Situata në aerport i është shtuar shqetësimeve për rritjen e separatizmit në gadishullin e Detitit të Zi, pas shkarkimit nga detyra të aleatit të Kremlinit, Viktor Janukoviç.

Të enjten një grup me burra të armatosur morën nën kontroll parlamentin rajonal të Krimesë, duke valëvitur flamuj rusë mbi ndërtesë. Sot antarët e parlamentit rajonal votuan për mbajtjen e një referendumi më 25 maj për të rritur autonominë e rajonit nga Kievi.

Tension në pikat kufitare

Ngjarjet në rajonin e Krimesë kanë rritur tensionet me vendin fqinj Rusinë. Parlamenti ukrainas miratoi një apel për Rusinë po ditën e sotme për ‘të ndaluar lëvizjet, që prekin sovranitetin nacional, integritetin territorial dhe të mos mbështesin asnjë formë të separatizmit në Ukrianë."

Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës Oleksandr Turchynov tha gjithashtu në Parlament se ai do të mbledhë shefat e sigurisë dhe të mbrotjes së vendit për të diskutuar krizën në Krime.

Të mërkurën Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi në mënyrë urgjente që forcat ushtarake në Perëndim të vendit të testonin gatishmërinë për luftë.

Rusia gjithashtu ka strehuar edhe presidentin e shkarkuar Viktor Janukoviç, i cili pritet të mbajë një konferencë mbasditen e së premtes.

Janukoviç në një deklaratë për shtyp të enjten, tha se ai e konsideronte veten si lideri legjitim i Ukrainës, edhe pse ai shkarkua me një votim në Parlament javën e shkuar.

Moska ka përjashtuar çdo përfshirje në ngjarjet e Krimesë. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Moska "do të respektojë integritetin territorial të Ukrainës". Ai e bëri një koment të tillë gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA John Kerry.