1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rruga e Berlinit kalon nga Brukseli

Nga perspektiva globale e një superfuqie si SHBA pozicioni i vetëm që pritet është se Gjermania nuk ka pse të ketë një trajtim prioritar. Gjermania - nuk është vend anëtar i grupit anglo-amerikan "pesë-sy".

Përgjigja për pyetjen se çfarë mund të ndërmarrë Gjermania që Uashingtoni t'i ndryshojë aktivitetet e zbulimit dhe të mbikqyrjes kundër Gjermanisë, përbëhet vetëm nga një fjalë: Asgjë.

SHBA nuk do ta përjashtojë Gjermaninë prej aparatit të saj të shërbimeve sekrete. Këtë SHBA e ka deklaruar shumë qartë që nga fillimi. "SHBA është e bindur se ideja e një marrëveshje no-spy nuk është në rregull," tha Daniel Hamilton, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin Johns Hopkins në Uashington për DW-në. "Kjo nuk ka lidhje me Gjermaninë, kjo është një ide."

Dhe nga perspektiva globale e një superfuqie si SHBA pozicioni i vetëm logjik që pritet është: Gjermania - nuk është vend anëtar i grupit anglo-amerikan pesë-sy, dhe prandaj nuk ka pse ndaj saj të ketë një trajtim prioritar si aleatët e tjerë të amerikanëve në të gjithë globin?

Manaxhimi i gjendjes

Asnjë nga idetë për ta dënuar apo nxitur SHBA-në për të ndryshuar sjelljen, nuk do ta arrijnë dot këtë, pra as përpjekjet për t'i dhënë azil Edward Snowden, as thirrja e diplomatëve apo anulimi i bisedimeve mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë mes BE-së dhe SHBA.

Sebastian Harnisch, profesor për politikën e jashtme në Universitetin e Hamburgut, thotë se edhe nëse OKB-ja ndërmerr sanksione ndaj SHBA, ato nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, sepse kjo mund të sillte me vete një kundërgoditje, sepse Gjermania është e varur si nga OKB-ja edhe anasjelltas.

Ndikimi gjerman në BE

"Strategjia më e mirë për Gjermaninë do të ishte të përpiqet që të ndikojë më shumë në marrëdhëniet midis BE dhe SHBA, në gjëra të tilla si marrëveshja e tregtisë së lirë TTIP dhe Safe Harbor."

Por edhe pse BE-ja ka një qëndrim të qartë të përbashkët mbi mbrojtjen e jetës private nga SHBA, kjo nuk është garanci - për shkak se agjencitë e zbulimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara janë të lidhura ngushtë. Megjithatë, mënyra më e mirë për Berlinin që ta bëjë SHBA që të ndryshojë veprimtarinë e mbikqyrjes dhe spiunimit, kalon nëpërmjet Brukselit.