1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rregullat për punësimin e azilkërkuesve dhe personave me "Duldung"

Diana Peßler /Bahri Cani29 Maj 2013

Azilkërkuesit dhe personat që lejohen të strehohen në Gjermani nga 1 korriku 2013 do të kenë një pozitë më të mirë në tregun gjerman të punës.

https://p.dw.com/p/18g0v
Fotografi: picture alliance/ZB

Më 1 korrik 2013 do të hiqet nga fuqia një rregull, i cili shumë refugjatëve u ka vështirësuar gjetjen e një vendin pune në Gjermani. Azilkërkuesit të cilat janë në Gjermani të paktën katër vite me radhë, në të ardhmen nuk do të përballet me problemet e deritanishme në gjetjen e një vendi pune. Përparësi në konkurset për vende pune kanë aktualisht qytetarët e Gjermanisë apo shtetasit e vendeve të tjera nga Bashkimi Evropian. Në të ardhmen kjo nuk vlenë.

Azilkërkuesit në Gjermani kanë parimisht nevojë për një leje pune. Kjo vlen edhe për personat të cilët në këtë vend jetojnë me të ashtuquajturin "Duldung", që do të thotë se u lejohet strehim i përkohshëm në Gjermani dhe të cilët për momentin nuk mund të dëbohen nga ky vend. Azilkërkuesit dhe të strehuarit e përkohshëm nuk kanë të drejtë pune në vitet e para të qëndrimit në Gjermani.

Leje pune megjithë të ashtuquajturin "Duldung"
Leje pune megjithë të ashtuquajturin "Duldung"Fotografi: Jugendhilfe Essen

Më pas kanë të drejtë të punojnë, por vetëm në qoftë se për këtë vend pune nuk ka "ndonjë person që ka përparësi" (pra kandidat nga Gjermania apo vendet e tjera të BE-së). Vendimi për këtë nëse ka ndonjë kandidat që ka përparësi konstatohet përmes një "verifikimi paraprak" nga autoirtetet gjermane për të huajt dhe nga Agjencia Federale për Punë. Për azilkërkuesit ky lloj verifikimi sipas ligjeve të tanishme është i domosdoshëm gjithmonë, deri sa nuk merret vendimi për statusin e tyre në Gjermani. Ndërsa për personat me "duldung" ky lloj verifikimi bie nga fuqia në qoftë se ata kanë jetuar në këtë vend më shumë se katër vite. Megjithatë edhe për këta persona, deri tani, është kërkuar pëlqimi i Agjencisë për Punë, para se atyre t'u jepet ndonjë vend pune. Prej 1 korrikut ky rregull më nuk vlenë.

Qeveria federale e Gjermanisë planifikon edhe një ndryshim tjetër: pas katër vitesh qëndrimi në këtë vend azilkërkuesit do të kenë të drejta të njëjta sikur edhe personat me "Duldung", pra nuk do të ketë nevojë për një lloj "verifikimi paraprak", para se atyre t'u jepet ndonjë vend pune.

Së shpejti mund të pritet edhe një vendim tjetër. Vendet e Bashkimit Evropian kanë rëndë parimisht dakord vitin e kalular që azilkërkuesit pas nëntë muajsh kanë të drejtën e punës. Qeveria federale e Gjermanisë ka dashur në fillim që kjo e drejtë të mund të arrihet pas një viti, ndërsa Brukseli pas gjashtë muaj. Në fund u arrit një kompromis. Por eskeprtët nuk janë të mendimit se qeveria federale gjermane është e gatshme të fillojë me zbatimin e një rregulli të tillë para zgjedhjeve të ardhshme paralementare.

Me këto çështje do të ngarkohet ministria federale për Punë. Qeveria i ka shqyrëtuar këto rregulla në shkurt, por landet kanë kërkuar që këto rregulla të rishikohen sot (29 maj 2013) edhe një herë.