1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Romney rrit shanset për betejën kundër Obamës

4 Prill 2012

Republikani Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake presidenciale në tre shtete. Obama kritikon programin tashmë të rivalit të tij, i cili priviligjon të pasurit dhe dëmton të varfërit.

https://p.dw.com/p/14XV5
Mitt Romney
Mitt RomneyFotografi: AP

Në garën për kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara tek republikanët, favorit mbetet edhe më tej Mitt Romney. Ish-guvernatori i Masaçusets-it, ashtu siç pritej ka fituar zgjedhjet paraprake në tre shtete ditën e Martë (03.03), Merilend (Maryland), Uiskinson (Wiscons) dhe Uashington DC. Me këtë fitore ai tashmë ka arritur më shumë se gjysmën e numrit të delegatëve të nevojshëm për të marrë emërimin në Kongresin e Partisë në fund të gushtit.

”Kemi fituar kudo, kjo është një mbrëmje e madhe. Fatkeqësisht për Amerikën, Obama mendon se po bën një punë të mirë, por nuk është aspak kështu. Ai kërkon ta shndërrojë vendin tonë në një shoqëri të bazuar në rolin e qeverisë së tij. Ne duam të kthejmë Amerikën në një vend mundësish dhe lirie ekonomike. Obama thotë se e dashuron ekonominë, por urren biznesin”, theksoi Romney.

Rrezikohet Barack Obama?
Rrezikohet Barack Obama?Fotografi: AP

Obama i kundërvihet rivalit republikan

Presidenti Barack Obama e sheh tashmë Romney-n si rival serioz për postin e ardhshëm të presidentit. Në spotin e tij më të fundit zgjedhor ai e sulmoi atë si një përkrahës të industrisë së naftës që synon përfitime. Në një fjalim para botuesve dhe redaktorëve të AP (Associatet Press) në Uashington Obama kritikoi republikanët, të cilët shkurtojnë në mënyrë radikale programet sociale, por nuk duan të prekin avantazhet tatimore të të pasurve. Ky është thjesht "një "darvinizëm social i mbuluar hollë", tha më tej Obama.

dpa, afp, dapd/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi