Rivalja e Gjermanisë, Serbia me pesë futbollistë të bundesligës në Afrikë
1 Qershor 2010Me pesë lojtarë profesionistë nga kategoria e parë dhe e dytë e bundesligës, do të udhëtojë për në Afrikën e Jugut rivalja e Gjermanisë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010, Serbia. Në grupin e 23 lojtarëve të përzgjedhur janë përfshirë futbollisti i Dortmundit, Neven Subotiç, lojtarët mesfushorë, Zdravko Kuzmanoviç i Shtutgartit dhe Zoran Tosiç i skuadrës së Këlnit, si edhe mbrojtësi Antonio Rukavina i skuadrës së Mynihut. Këtë e bëri të ditur, Federata e Futbollit Serb ditën e martë (01.06).
Trajneri Radomir Antiç kishte marrë me vete për stërvitjet përgatitore në Austri, 24 lojtarë me vete, dhe pak para përfundimit të afatit i bëri të ditur FIFA-s vetëm heqjen e portierit, Zhejlko Brkic nga lista.
Në grupin e lojtarëve serbë që do të ndeshen me 11-n gjermane, është futur edhe lojtari i mëparshëm i Herthas, Marko Panteliç, i cili aktualisht luan për Ajaksin e Amsterdamit.
Serbia, e cila i përket Grupit D, ashtu si edhe Gjermania do të dalë në fushë më 18 qershor në Port Elisabeth kundër skuadrës gjermane të Joachim Löw. Skuadra serbe do të luajë edhe kundër Ganës dhe Australisë.
dpa/Lindita Arapi
Redaktoi: Bahri Cani