1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rinumerimi i votave në Kosovë hyn fazën përfundimtare

3 Janar 2011

Në Kosovë rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 12 dhjetorit nga 40 përqind e vendvotimeve është në fazën përfundimtare, thonë zyrtarë të KQZ-ve. Nëse hetohen parregullsi mund të ketë rivotim edhe në qendra tjera

https://p.dw.com/p/zt60
Fotografi: AP

Udhëheqësi i qendrës së numërimit të votave, Burim Ahmeti, tha sot se procesi i rinumërimit të votave po vazhdon me një intensitet të shtuar dhe ai beson se gjatë ditës së nesërme do të publikohen rezultatet e 40 përqind të vendvotimeve, të cilat po i nënshtrohen procesit të rinumërimit.

“Kanë mbetur edhe 129 vendvotime, të cilat do të numërohen dhe mendojmë se më datën katër janar të përfundojë i gjithë procesi i rinumërimit të votave nga 760 vendvotime, sa ishin gjithsej në procesin e rinumërimit”, thotë Burim Ahmeti.

Monitorim i rrepte i procesit të rivotimit

Rinumërimi i votave në 40 për qind të vendvotimeve në nivel të Kosovës u vendos pas dyshimeve për parregullsi gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Po ashtu ka një vendim tjetër të KQZ-ve, që më datën nëntë janar të votohet serish në tri komuna të Kosovës. Në Skenderaj Drenas dhe Decan. Organizatorët e zgjedhjeve premtojnë se kësaj radhe do të ketë monitorim të rrepte të procesit të rivotimit në këto tri komuna. 90 ekipe të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës së nëntë janarit nëpër qendrat e votimit. Shefi i zyrës civile ndërkombëtare, Peter Faith, ka thënë se shtimi i vëzhguesve ndërkombëtarë ka për qëllim menjanimin e manipulimit të votave në këto qendra votimi, siç ndodhi më 12 dhjetor.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica