1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rinia gjermane apolitike?

Ruchard Fuchs/Aida Cama13 Gusht 2012

Parti, politikanë dhe parlament - Këto koncepte nuk thonë shumë për të rinjtë. Jo se rinia në Gjermani nuk është e interesuar për politikën. Vetëm se të jesh politik sot do të thotë tjetër gjë.

https://p.dw.com/p/15oeE
Fotografi: picture-alliance/dpa

Fjala e tij vlen për shumë të rinj në Gjermani. Repisti Bushido është kthyer vitet e fundit në idhull të një brezi të tërë. Temat e tij janë droga, prostitucioni dhe dhuna me armë. Ai flet edhe për gjendjen në lagjet me probleme të Berlinit, ku përqindja e të huajve është e madhe.

Idhtarët e kanë dëgjuar Bushidon rrallë të flasë për politikë. Përkundrazi, gjemano- tunizieni 33 vjeçar, Bushido provokon me tekstet e këngëve që kanë përmbajtje armiqësore ndaj grave dhe homoseksuelëve, një herë madje ai është dënuar për rrahje dhe disa delikte droge.

Pak shkollim, pak interes politik

Fakti që ky rapist skandaloz bëri kohët e fundit një javë praktikë në parlamentin gjerman shkaktoi zhurmë. Deputeti konservator Christian von Stetten (CDU) e pati ftuar Bushidon që "të nuhasë" pak biznesin politik.

Bushido e pranoi me mirënjohje ftesën duke e kthyer parlamentin, siç thotë ai në një "shesh aventurash". Ajo që mësoi rapisti praktikant si axhenda parlamentare, mbledhje komisioni dhe deklarata qeveritare janë për shumë nga idhtarët e tij fjalë të huaja. Shpesh të rinjtë, pjesa më e madhe migrantë që vijnë nga mjedise sociale të lëna pas dore, simpatizohen me muzikantin që ka lindur në Bonn, në vitin 1978, si Anis Mohamed Youssef Ferchichi.

Repisti Bushido
Repisti BushidoFotografi: picture-alliance/dpa

Një studim i ri i Qendrës Federale për arsimin politik (BpB) dhe Institutit Sinus në Hajdelberg, tregon për këtë grup të rinjsh 14 deri 19 vjeçar se ata i injorojnë partitë, politikanët dhe parlamentin, pra institucionet shumë të rëndësishme për demokracitë reprezentative, thotë studiuesi Klaus Hurrelmann. "Një pakicë prej 20 përqind e të rinjve ka distancë të madhe me partitë duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e demokracisë si formë shtetërore dhe mënyrë jetese".

Studiuesi Klaus Hurrelmann
Studiuesi Klaus HurrelmannFotografi: DW

Dy gjëra janë këtu të rëndësishme, konstaton Marc Calmbach, studiues në Institutin Sinus në Hajdelberg. Të rinjtë me gjendje të pafavorizuar sociale qëndrojnë larg shkollës dhe automatikisht edhe larg politikës: "Vetëm nëse yje si Bushido merren me gjendjen e tyre dhe artikulojnë me gjuhën e tyre, atëherë ata kuptojnë, atëherë ata dëgjojnë mirë". Prandaj praktika e Bushidos në parlament rriti vëmendjen e idhtarëve, thotë Calmbach.

Nëqoftëse parti, atëherë tjetër lloj

Studimi ka treguar edhe se interesi ndaj politikës dhe aktivizimi në politikë, thotë studiuesi Hurrelmann, do të thotë automatikisht se të kesh shkollim të mirë sot, do të thotë të kesh personalitet të fortë dhe të prezantohesh mjaft sovran në ambientin social.

19 vjeçari Hao Vu nga Bernkastel-Kues në landin Rjanland-Pfalc është një shembull për këtë. Dy vjet më parë ai filloi të interesohej për politikë. Hao Vu, që shkon në një gjimnaz teknik në klasën e 12-të, u fut në Partinë Socialdemokratike (SPD) dhe që prej asaj kohe merr pjesë ne mbledhjet e partisë. Në degën lokale të partisë ai u bë arkëtar, në komunë ai ka një vend në parlamentin rinor.

Në parlamentin federal, në Bundestag, ai ka marrë pjesë në një lojë simuluese. "Shpesh kur lexoj projektligjet apo pozicionimet partiake, atëherë mendoj janë formuluarsa mërzitshëm," pranon Hao Vu. Por, prapa fasadës së mërzitshme fshihet një thelb i rëndësishëm, i cili mund të ndikojë në krejt jetën. Prandaj ai merr pjesë në mbledhjet e gjata të partisë, në bisedimet e vështira dhe në takimet protokollare. Hao Vu nuk ka asnjë dyshim se puna partiake në të ardhmen do të ndryshojë.

Hao Vu
Hao VuFotografi: DW

Ai e organizon angazhimin e tij politik nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter. Në to ai inicion debate, furnizon rrjetin e tij me informacione relevante. Për shumë kolegë të vjetër të partisë, kjo nuk është punë partie. Por, për Hao Vu-në është.

Occupy në vend të degës lokale dhe këshillit të qytetit

Diskutime të zjarrta bëhen për pyetjen: Çfarë është angazhimi politik, thotë studiuesi Marc Calmbach. Sepse gjuetia për të marrë poste partiake nuk është më ajo që i intereson të rinjve.

"Të rinjtë duan më shumë të angazhohen në projekte, që të zgjasin për një periudhë të caktuar kohe dhe të shohin edhe përfitimet prej saj". Dashuria për tjetrin si nxitje për angazhimin politik është fshirë nga mentaliteti i interesit personal, thotë studiuesi. Aq pak kohë që i mbetet 14 deri 19 vjeçarëve nuk mund të harxhohet për mbledhje partie dhe këshilla qyteti.

Edhe nëse angazhimi partiak mbetet për shumë të rinj një gjë e huaj, ata nuk është se janë më pak politikë se brezat e kaluara. Kështu për shembull lëvizja botërore Occupy, është lëvizje rinore, e ngritur kundër fuqisë së pakufizuar të tregjeve financiare ose demostratat kundër marrëveshjes për të drejtat e autorit ACTA.

Interesi politik dhe angazhimi politik janë duke kërkuar shtigje të reja, thotë Calmbach: "Të rinjtë kanë ndjenjën se vetë politikanët nuk kanë ngjanjëherë idenë, dhe kanë vazhdimisht nevojë për këshilltarë".

Rritja e ndikimit të Partisë së Piratëve është një tjetër shembull i dëshirës së të rinjve për forma të tjera të politikës. Repisti Bushido premtoi gjatë praktikës së tij në parlament që t' i kushtohet kësaj tendence të re. Ai njoftoi se do të krijojë partinë e tij. Planet e tij afatgjata janë të bëhet kryetar bashkie në Berlin.