1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ribashkimi i Gjermanisë festohet me ceremoni

3 Tetor 2012

Me nje festë të madhe qytetare të organizuar në Mynih u festua sot ribashkimi 22 vjet më parë i Gjermanisë. Qeveria ka bërë ftesë për festën e bashkimit.

https://p.dw.com/p/16JID
Fotografi: AP

Me një festim në Operën shtetërore të Mynihut u festua sot dita e bashkimit të Gjermanisë.

Presidenti i Parlamentit gjerman, Norbert Lamert bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë në nivel evropian. Më parë në një meshë të mbajtur me rastin e festimeve të bashkimit të vendit, kandinali i Mynihut Reinhard Marx theksoi rolin e veçantë të Gjermanisë për të ardhmen e Evropës.

Në festimet marrin pjesë politikanët kryesues të Gjermanisë, mes tyre presidenti federal Joachim Gauck dhe kancelarja federale Angela Merkel si dhe më shumë se 1500 miq të ftuar.

Qeveria bën ftesë në festën qytetare

Kryeministri bavarez dhe presidenti i Këshillit Federal, Horst Seehofer e hapi ditën e martë zyrtarisht festën qytetare të Mynihut, e cila do të zgjasë dy ditë. Ai tha se njeriu mund të jetë krenar për ato ç'ka janë arritur në 22 vitet e fundit në Gjermani. Horst Seehofer vlerësoi guximin dhe dëshiren për liri të njerëzve në ish-Gjermaninë lindore. Ai thekoi se kundërshtimi i hapur i regjimit të Partisë së Unionist Socialist në Gjermaninë lindore hapi rrugën për bashkim dhe liri.

Festa qytetare zhvillohet nën moton "festime të përbashkëta në shtetin e lirë të Bavarisë". Në rrugën Ludwigstraße 16 landet bëjnë prezantimet e tyre. 14 ministritë federale, zyra e shtypit informojnë për detyrat politike dhe punën e ministrive.

Festimet qendrore në ditën e Bashkimit gjerman zhvillohen që prej vitit 1990 në një nga landet federative, që mban kryesimin e Këshillit Federal. Deri në fund të muajit tetor, këtë vit kryesinë e ka Bavaria, kështu që Mynihu është këtë vit organizatori për herë të dytë i festimeve, pas atyre të para më 1996. Më 1 nëntor kryesimin e Këshillit Federal e merr përsipër landi i Baden-Vytembergut.

Dita e xhamive të hapura
Dita e xhamive të hapuraFotografi: picture-alliance/dpa

Njëkohësisht dita e xhamive të hapura

Në gjithë Gjermaninë i kanë hapur sot dyert 600 xhami për t'i dhënë mundësinë qytetarëve që të hedhin një vështrim mbi besimin dhe kulturën e myslimanëve. Dita e "xhamive të hapura" organizohet këtë vit nën moton "Arti dhe kultura islame". Aksioni i përvitshëm organizohet që prej vitit 1997 në ditën e Bashkimit Gjerman. Sipas ministrisë së Brendshme, në Gjermani jetojnë 4,3 milionë myslimanë.

Autor: dpa/A.Cama/B.Cani

Redaktoi: Auron Dodi