1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Revolucioni kulturor prej tё cilit ka mbetur vetёm kitch

50 vjet nga revolucioni kulturor kinez, qё drejtohej kundёr gjithҁkaje tё vjetёr. Nё vend tё kulturёs tradicionale duhej tё dilnin nё pah idetё e Maos. Si pasojё u krijua vetёm kitch.

E gjithё Kina u mbulua prej revolucionit kulturor me pllakata dhe fletё volante, pёr tё propaganduar kohёn e re dhe "njeriun e ri". Prej tyre janё ruajtur shumё edhe sot.

Kush donte tё ishte nje revolucionar i vёrtetё mbante nё kostumin e Maos njё stemё me fotografinё e timonierit tё madh. Gjatё revolucionit kulturor atё e quanin edhe "dielli mё i kuq".

Makineria e propagandёs sё revolucionit kulturor prodhoi nё tirazh milionash "librin e kuq" tё vogёl me fjalёt e Maos, e ky madje jo vetёm pёr tregun e brendshёm. Ai duhej tё ndriҁonte si "fanar i kuq" nё "zemrat e kuqe" tё proletarёve nё mbarё botёn, nё mёnyrё qё ata tё ndiqnin "linjёn e kuqe" tё revolucionit botёror.

E sikur tё mos mjaftonin pllaktatat, stemat e librat u prodhuan edhe me qindra mijёra buste tё Maos. Kujt nuk i mjaftonte busti mund tё siguronte edhe statuja prej porcelani me pёrmasat origjinale tё Maos.

Kanё kaluar tashmё 50 vjet nga revolucioni kulturor. Pёr shumicёn e atyre, qё e kanё pёrjetuar atё ajo ka qenё njё kohё traumatike. Vetёm pёr koleksionistёt vitet e sё ashtuquajturёs ripёrtёritje janё njё burim kёnaqёsie tё pafund.

Kёtё e dinё mirё tregtarёt kinezё, tё cilёt pllakatat dhe revistat e vjetra nga koha e revolucionit ua shesin koleksionistёve dhe turistёve nga Perёndimi.