Restaurimi i bibliotekës së dukeshës Anna-Amalia
16 Gusht 2014Rreth dymbëdhjetë milionë euro kushtroi restaurimi i bibliotekës së dukeshës Anna-Amalia në Vajmar që u dogj më 2 shtator 2004. Po ashtu gjatë kësaj kohe u arrit edhe që të gjeheshin edhe shumica e librave që u dogjën. Drejtori i bibliotekës së dukeshës Anna-Amalia Michael Knoche tha se megjithatë zëvendësimi i gamës së të gjithë librave do të vazhdojë edhe për rreth 15 vjet.
Ndihma dhe fonde
Rreth 170 nëpunës, ndihmës vullnetarë dhe zjarrfikësit arritën të shpëtonin prej djegies 28.000 libra nga salla Rokoko e ndërtesës së bibliotekës. 50.000 libra u dogjën në çati. 62.000 të tjerë u dëmtuan nga nxehtësia, flakët apo uji i zjarrëfikësave.
Kostoja e përgjithëshme për blerjet e reja të librave dhe për restaurimin do të jetë sipas vlerësimeve të ekspertëve rreth 67 milionë euro. 38.8 milionë euro janë mbledhur deri tani. 20.3 milionë i vuri në dispozicion qeveria gjermane dhe landet, 7.2 milionë euro dhuruan fondacionet apo i paguan sigurimet - dhe 11.3 milionë euro u dhuruan prej njerëzve brenda dhe jashtë vendit.
Tregjet e antikuarëve
Nga 50.000 librat e djegur deri tani janë blerë në tregun e antikuarëve 10.000 kopje identike, thotë drejtori i bibliotekës së dukeshës Anna-Amalia Michael Knoche. Rreth 36.000 nga 37.000 librat e dëmtuar janë restauruar. "Deri në vitin 2015, ne synojmë ta përfundojmë këtë grup." - thotë Knoche.
Ndryshim në qëndrimin rreth trashëgimisë së shkruar
Zjarri në bibliotekën prestigjioze, të cilën për vite e kishte drejtuar Goethe shkaktoi edhe një ndryshim në qëndrimin rreth trashëgimisë së shkruar në biblioteka dhe arkiva. Institucionet e rëndësishme të këtij lloji janë duke shkëmbyer përvoja dhe kanë krijuar rrjete emergjence në nivel lokal. Që nga viti 2011 ka edhe një organ koordinues kombëtar për trashëgiminë kulturore shkrimore.