Receta e preferuar e Jochen Wörtz - Thjerrëza me Specle
26 Prill 2010Përbërja: 400g thjerrëza, disa qepë të vogla,
200 g mish derri i thatë, pa shumë dhjamë
40 g sallo derri, 40 g miell, kripë,
piper, 2 suxhukë
Përgatitja: I lan thjerrëzat dhe i lë gjithë natën në ujë të ftohtë, që të zbuten. Skuq qepët në vaj, i shton mishin e thatë dhe thjerrëzat duke i hedhur ujë të nxehtë pa kripë dhe i zien.
Ndërkohë skuq miellin me sallon e derrit, derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë dhe të krijohet konsistenca, në mënyrë që thjerrëzat të lidhen. Shtojmë kripën dhe piperin. Mishi i derrit, i cili nuk duhet të zihet fort, pritet në feta të holla dhe së bashku me suxhukët e nxehtë vihet mbi thjerrëzat e përgatitura. Kjo shoqërohet me specle (makarona tipike për zonën).
Gjella bëhet më e shijshme duke i shtuar gjethe lari dhe rrënjë karafili në kohën, që zien.