Receta e preferuar e Doris Behrend - Mish viçi i mbledhur rolo
26 Prill 20104 shnicel viçi
kripë, piper
mustardë
100g proshutë (e prerë në rripa)
1 kastravec turshi (evt. edhe më shumë)
1 një lugë çaji majdanoz i grirë hollë
40g yndyrë
100g qepë të prera
0.5l lëng mish viçi
0.25l verë e kuqe
Qofte Tyringie me patate:
750g patate të paziera
400g patate të ziera
kripë
3 lugë çaji nisheste
panine, ose bukë e bardhë
20g gjalpë
Lakra e kuqe:
1 kokë lakër e kuqe
ujë
2 mollë të grira në rende
pak yndyrë
piper, kripë
uthull
sheqer
0.5l verë e kuqe
mundësisht pak miell për ta lidhur
Qoftet me patate:
Patatet e pabëra qërohen, grihen në rende dhe shtrydhen që t'u dalë lëngu. Patatet e ziera qërohen, shtypen. Prej patateve të ziera bëhet një masë, i hidhet kripë dhe rrihet aq kohë sa të mos ketë më kokrra. Masa zihet.
Tani patatet e thata, të grira, përzihen me pak miell, sa për t'u lidhur, u hidhet kripë, mbi to hidhet masa e hollë, që zien, përzihet dhe ngjizet, derisa masa të arrijë konsistencën. Copat e bukës së bardhë skuqen në gjalpë, deri sa të marrin ngjyrë.
Në një enë zien uji me kripë, qoftet e patateve i formon duke i lagur duart me ujë të ftohët, duke i futur në mes copat e bukës. Qoftet i fut në ujë të valë. Sapo ato të ngjiten në sipërfaqen e ujit, i nxjerrim nga tenxherja pa arritur pikëne valimit, dhe i lëmë për 20 minuta të lëshohen.
Për lakrën e kuqe:
Lakra e kuqe pritet imët, ose në copa, shtohen të gjithë ingredientët e tjerë dhe zihen në tenxhere të hapur derisa të mbeten në lëngun e vet.
Për mishin e mbledhur rolo:
Mishi rrihet, në njërën anë i hidhet kripë dhe piper, lyhet me mustardë, i shtrohen sipër rripat e proshutës, të kastravecit dhe majdanozi. E gjitha mbështillet, fiksohet me shkopinj të vegjël dhe lidhen me pe kuzhine. Skuqen në vaj, pastaj skuqet pjesa tjetër e proshutës, shtohen qepët, u hidhet kripë dhe piper. Shuhen me verë të kuqe dhe u hidhet lëng nga mishi i viçit dhe zihet rreth 60 minuta derisa të zbutet dhe të mbetet në lengun e vet.