1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trupat ruse në tërheqje

AG/Arapi1 Prill 2014

Pas njoftimit të Kremlinit për tërheqjen e ushtarëve rusë nga kufiri me Ukrainën, bashkësia ndërkombëtare reagon e përmbajtur. Presidenti Putin informoi kancelaren gjermane, Angela Merkel për këtë në një telefonatë.

https://p.dw.com/p/1BZPB
Fotografi: Reuters

Qeveria amerikane ka reaguar e përmbajtur pas njoftimit për tërheqjen e ushtarëve rusë nga zona kufitare me Ukrainën. SHBA nuk kanë parë një tërheqje të trupave, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney në Uashington. Por duket se Shtetet e Bashkuara nuk i besojnë shumë deklaratave të Moskës. Në rast se njoftimet e Moskës konfirmohen realisht, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Pas takimit të ministrit të Jashtëm amerikan John Kerry me homologun rus, Sergej Lavrov, Kerry tha se çdo shenjë përparimi në këtë konflikt duhet të përmbajë brenda tërheqjen e ushtarëve rusë nga kufijtë.

Shenja çtensionimi

Qeveria ruse sipas të dhënave të saj ka urdhëruar rikthimin në kazerma të qindra ushtarëve rusë. Ndërsa sipas të dhënave të qeverisë gjermane, presidenti Putin informoi kancelaren Angela Merkel në një telefonatë të zhvilluar për urdhrin e tërheqjes së batalionit. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier e cilësoi tërheqjen e trupave si shenjë çtensionimi. Ukraina akuzon Rusinë se po përdor e dërgimin e ushtarëve rusë si potencial kërcënues ndaj Ukrainës.

#

Russland Krim Ukraine Truppen Militärlager in Perevalnoye
Fotografi: Reuters

Steinmeier u takua të hënën në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës së Ukrainës me ministrin e Jashtëm polak, Radoslav Sikorski, dhe atë francez, Laurent Fabius. Në deklaratën e përpiluar në fund të takimit, theksohet angazhimi i i BE-së për vazhdimin e bashkëpunimit me vendet europianolindore si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia. "Kjo është edhe në interes të Rusisë", thuhet në deklaratë.

Bisedimet mes tre ministrave të Jashtëm të njohur si "Trekëndëshi i Vajmarit" i paraprinë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së që zhvillohet të martën dhe të mërkurën në Bruksel.