1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Reagime botërore pas ngjarjes në Berlin

Tronditje botërore pas mësymjes së një kamioni në një treg krishtlindjesh në Berlin të hënën në mbrëmje (19.12). 12 të vdekur dhe 48 të plagosur. Autori, me gjasë refugjat i ardhur në Gjermani në shkurtin e këtij viti.

Pas mësymjes së kamioni 40 tonësh në një treg krishtlindjesh në Berlin të hën në mbrëmje, policia flet se autori e ka futur me dashje kamionin në tregun pranë sheshit Breitscheid. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere është shprehur se ka "shumë" të dhëna që flasin për atentat. "Nuk dua të flas për një atentat, por ka shumë të dhëna që flasin për këtë", tha de Maiziere për televizionin ARD. "Aktualisht po marrim në pyetje një të dyshuar, tha ai "por tani jam mendje tek të afërmit e viktimave dhe të plagosurit e ngjarjes së tmerrshme."

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka qenë që nga orët e mbrëmjes në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm, sipas zëdhënësit, Steffen Seibert është shprehur me hidhërim për sulmin në Berlin dhe ka theksuar se "ne mbajmë zi për viktimat". Presidenti gjerman, Joachim Gauck e ka quajtur të hënën një "natë të rëndë për Berlinin". Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave.

Reagime të tronditura vijnë nga e gjithë bota

Presidenti francez, Francois Hollande u shpreh se "francezët ndajnë dhimbjen me gjermanët përballë kësaj tragjedie që godet të gjithë Europën." Ndërsa kryeministri francez Cazeneuve ka theksuar se "e gjithë Franca është në krah të Gjermanisë." E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini është shprehur se "Europa u godit edhe njëherë. Mendimet tona janë tek viktimat dhe familjet e tyre."

Edhe qeveria amerikane e ka dënuar sulmin. Presidenti Barack Obama e ka dënuar "me shumë ashpërsi" ngjarjen në Berlin. "Ne jemi bashkë me Berlinin në luftë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë mënyrën tonë të jetesës dhe shoqërinë tonë", ka thënë Obama. Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është shprehur se ky është një sulm i tmerrshëm dhe se "bota e civilizuar duhet të ndërrojë qëndrim."