1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rasti Böhmermann dhe politika

Christoph Hasselbach11 Prill 2016

Poezia spotitëse e humoristit nuk është vetëm një çështje e shijes, por edhe çështje e drejtësisë dhe e politikës. Të gjithë i kanë drejtuar sytë tani nga kancelarja.

https://p.dw.com/p/1ITSQ
Deutschland Medien - Jan Böhmermann
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Knabe

Qeveria federale për shkak të një vjershe satirike ndaj kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan ka tani mbi kurriz një krizë diploamtike. Ajo duhet të shqyrtojë, nëse do të lejojë një proces penal ndaj moderatorit të ZDF-së Jan Böhmermann, ashtu siç dëshiron Turqia. Böhmermann më 31 mars në emisionin satirik "Neo Magazin Royale" recitoi një vjershë, të cilën ai vet e cilësoi si "kritikë fyese" për Erdoganin. Në këtë vjershë ka plot shprehje të rënda dhe ofendime peresonale. Böhmermann vet qysh në fillim e pati thënë, se në Gjermani diçka e tillë nuk është e lejueshme.

Kjo vjershë ka një prolog: Turqia thirri në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Gjermanisë në Ankara, pasi një material saitirik në emisionin televiziv "extra 3" të stacionit NDR kritikonte situatën e të drejtave të njeriut në Turqi. Böhmermann, siç u shpreh ai, donte që t'ia bënte të qartë Erdoganit, se kur konsiderohen të tejkaluar kufijtë e lirisë së satirës në Gjermani.

Türkei Istanbul Mann liest Zaman Zeitung
Liri shtypi? Në mars Turqia e vuri nën kontrollin shtetëror gazetën "Zaman"Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Toprak

Qeveria gjermane mund ta lejojë ose ta refuzojë procesin

Por në këtë pikë për kancelaren shakaja merr fund. Sepse Erdogani konsiderohet si një partner i pashmangshëm i BE-së, për të mbajtur nën kontroll valën e refugjatëve drejt Europës. Ajo e ka cilësuar ndërkohë vjershën e Böhmermann-it si "një tekst që fyen në mënyrë të vetëdijshme". Por nëse me këtë konstatim të tepërt ajo ka dashur të pajtohet me Erdoganin, në fakt ajo nuk ia ka arritur qëllimit. Erdogani kërkon tani ndjekjen penalisht të gazetarit.

Ndonëse në një shtet ligjor kjo është çështje e gjykatave, megjithatë politika në këtë rast luan një rol. Kemi të bëjmë me nenin 103 të kodit penal, që trajton "ofendimin e organeve dhe përfaqësuesve të shteteve të huaja". "Ai që fyen kreun e një shteti të huaj [...], dënohet me heqje lirie deri në vjet [...]", thuhet në të. Por kusht që të aktvizohet prokuroia është, që qeveria të japë miratimin.

Lidhur me këtë rol të politikës tani qendrimet ndahen. A do të lejojë politika t'i bëjnë presion dhe do ta relativiziojë lirinë e shtypit? Matthias Döpfner, shef i qendrës mediatike Springer, e mbron vjershën si "vepër arti". Pikërisht karakteri fyes i saj "është kuptimi i saj", shkruan Döpfner në një letër të hapur në gazetën "Welt am Sonntag". Qeveria po "përulet" para Erdoganit. Hubertus Knabe, historian berlinez dhe drejtues i qendrës përkujtimore të vitkimave të Stasi-t (ish-Sigurimi i Shtetit në RDGJ) Berlin-Hohenschönhausen në gazetën "Handelsblatt" shkon edhe më tej duke e paraljmëruar qevrinë: "unë mendoj, se është mjaft problematike, nëse ajo preferon ndjekjen penalisht kundër satiristit e aq më keq nëse e inicion atë. Një gjë e tillë ndodh vetëm në diktatura ose në shtete, që ndodhen drejt kësaj rruge."

Dikur Shahu e tërhoqi kërkesën e tij

Hera e fundit, që kreu i një shteti të huaj ka kërkuar një proces të tillë penal në Gjermani, ka qenë në vitin 1967. Studentët në kuadër të vizitës së Shahut ngritën pankarta me mbishkrimin "Persia një kamp perqendrimi". Qeveria gjermane ia doli me sukses ta detyrojë Shahun që ta tërheqë kërkesën, kjo falë argumentit, se në rast të një procesi hetuesit duhet të shqyrtojnë edhe rrethanat në Persi. Kjo pati efekt.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert të hënën (11.04) i hodhi poshtë dyshimet, se zgjidhja e çështjes së refugjatëve ndodhet në një kontekst me atë se si do të vendosë qevria lidhur me rastin Böhmermann. Ai theksoi, se: "parimet bazë të ligjit themelor janë të padiskutueshme."

Por presioni nga Ankaraja nuk do të bjerë. Agjencia turke e lajmeve Anadolu citon zëdhënësin e Erdoganit, Ibrahim Kalin, të hënën me fjalët: "këto sulme plot ofendime dhe fjalë të rënda s'kanë të bëjnë me lirinë e mendimit dhe të shtypit. Në mbarë botën kjo është një fyerje dhe një akt penal." Ankaraja do të "ndjekë me vëmendje", se si do ta trajtojë qeveria gjermane në këtë rast.