1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Antisemitismus-Studie

12 Nëntor 2011

Raporti: Edhe pse zyrtarisht antisemitizmi nuk është më pjesë e kulturës politike demokratike të Gjermanisë, ky në Gjermani është shumë i pranishëm. Rreth 20 përqind e popullsisë janë antisemitë latentë.

https://p.dw.com/p/139Bc
Fotografi: AP

Të rinjtë e përdorin sot fjalën "çifut" si një sharje normale, edhe pse ai që shajnë nuk është ndonjë çifut. Edhe thirrja, "Ti je për Auschwitz!" është sot një fyerje e zakonshme. Kështu thuhet në raportin mbi antisemitizmin në Gjermani përpiluar prej një grupi ekspertësh të ngarkuar nga qeveria federale gjermane. Raporti u përgatit për Bundestagun gjerman. Me kërkesë të Parlamentit shkencëtarët duhet që të japin në të ardhmen informacione të rregullta mbi antisemitizmin në Gjermani.

Një nga përfundimet e raportit të tyre të parë është, se qoftë në një rreth privat të mbledhur për një birrë në pijetore, qoftë në oborrin e shkollës, në stadium apo në blogjet e internetit - sharjet dhe fyerjet e përditshme janë "pjesë integrale e horizontit të përvojës së hebrenjve që jetojnë në Gjermani." Edhe pse zyrtarisht antisemitizmi nuk është më pjesë e kulturës politike demokratike të Gjermanisë, ky në Gjermani është shumë i pranishëm. Rreth 20 përqind e popullsisë janë antisemitë latentë.

Një ndër pesë vetë është "antisemit latent"

Grupi i studiuesve ndër të cilët bëjnë pjesë historiani nga Londra, Peter Longerich, dhe drejtori i Shkollës së Lartë për Studime Hebreje ne Heidelberg, Johannes Heil, bazohen në një sërë studimesh demoskopike të viteve të kaluara. Bartësi më i madh i ideve antisemite vazhdon të jetë kampi i ekstremistëve të djathtë.

Deutschland entdecken, Reportage. Copyright: DW / Maksim Nelioubin
Varrezë hebreje në Rauischholzhausen, MarburgFotografi: DW / Nelioubin

Sipas të dhënave të policisë 90% e rasteve të shkeljeve të ligjit për vepra me sfond antisemit janë kryer prej përfaqësuesve të këtij kampi. Fjala është për hedhje parrullash antisemite, dëmtimin e varrezave të hebrejve apo edhe nje numër plagosjesh. Ekspertët theksojnë në lidhje me këtë se "përshtypja e krijuar edhe prej mediave" se pjesa më e madhe e sulmeve antisemite kryhen prej arabëve apo muslimanëve nuk është e drejtë.

Po ashtu në raport thuhet, se edhe në shkolla problemi i antisemitzimit duhet të trajtohet jo vetëm i lidhur me historinë gjermane dhe periudhën naziste, por edhe me format aktuale të antisemitizimit.

Raportet mes kishave të krishtera dhe judaizmit

Në raportin për antisemitizmin në Gjermani bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet dhe raportet mes kishave të krishtera dhe judaizmit. Në raport thuhet ndër të tjera se kishat nuk bëjnë sa duhet për t'iu kundërvënë urrejtjes ndaj hebrejve në radhët e tyre. Megjithatë theksohet edhe se ajo që predikohet zyrtarisht në kisha, nuk ofron asnjë lloj baze për antisemitzëm. Në këtë studim shtrohet pyetja, nëse në radhët e kishës bëhet vërtet sa duhet "në lidhje me përballjen kritike me traditën e krishterë të antisemitizmit" dhe nëse dialogu mes të krishterëve dhe hebrejve shkon deri në bazë, pra në radhët e pjesëtarëve dhe e besimtarëve të thjeshtë të kishës. 

Synagoge Potsdam Grundstück für Neubau der Synagoge Auf dem Grundstück an der Schlossstraße liegt Abrissschutt, aufgenommen am 18.05.2011 in Potsdam. Gegenüber der Fachhochschule und der nicht weit entfernten Nikolaikirche soll die neue Synagoge gebaut werden. Foto: Bernd Settnik/lbn
Sinagoga e PocdamitFotografi: picture alliance/ZB

Rabini, Walter Homolka, i vlerësoi si "të frikshme" rezultatet e raportit të qeverisë federale për antisemitizmin. Homolka u bëri thirrje krerëve drejtues të kishës ta shprehin vazhdimisht përpara komunitetit të tyre interesin e tyre për judaizmin dhe të bëjnë të qartë se  marrëdhëniet mes të krishterëve dhe hebrejve janë të rëndësishme. Kjo do të thotë që judaizmi i sotëm të merret seriozisht në diversitetin e tij. "Ne kemi nevojë urgjente për fusha të përbashkëta angazhimi për shërimin e botës," - tha rektori i kolegjit Abraham Geiger pranë Universitetit të Potsdamit. Ai shprehu keqardhjen që dialogu në mes hebrenjve dhe të krishterëve ka qenë deri tani i kufizuar vetëm në punën e disa komisioneve.

Autor: Bernd Gräßler
Redaktoi: Aida Cama