Reklamë
Në Kosovë dështoi sërish seanca konstituuese e parlamentit. Koalicioni PAN nuk mori pjesë në seancë. Ky koalicion si fitues i zgjedhjeve ka të drejtë të zgjedhë kryetarin e kuvendit, e për kë post është propozuar Kadri Veseli. Meqënëse partitë opozitare nuk e pranojnë këtë kandidaturë, është krijuar ngërç politik. Se ç'mundësi ofron kushtetuta dhe se si duhet të veprojë presidenti në kë rast, shpjegon për DW ish-këshilltari politik i presidentes, Ramush Tahiri.