1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Radio Tirana dhe Radio Kosova fituese të Festivalit të Neumit

Ajete Beqiraj23 Nëntor 2007

Në Neum të Bosnjë e Herzegovinës përfundoi Radio Festivali i Tretë Rajonal "Zëri si nxitje e kreativitetit-Neumi 2007". Prej këtij fetivali, Radio Tirana dhe Radio Kosova u kthyen me Çmime Speciale.

https://p.dw.com/p/CSSo
Radio Televizioni i Sarajevës
Radio Televizioni i SarajevësFotografi: DW

"Natyra na thotë: Ji e mençur nëse deshiron. Por, të jesh e nderuar është thelbësore!"

Dhe ky nder, kësaj radhe u takoi dy radiove publike shqiptare, Radio Tiranës dhe Radio Kosovës. "Sepse misioni i gazetarit, fundja, është ky: që përmes zërit të përcjellë ndjesi dhe emocion, e çka është më e rëndësishmja, vërtetësi. Gjithçka që prek realitetin! - thotë autorja Ermenita Njuma, drejtoreshë e programit të Radio Tiranës, e cila me "Rrëfimin për të riatdhesuarit e Kosovës" fitoi Çmimin Special të Radio Festivalit Rajonal "Zëri si nxitje e kreativitetit - Neumi 2007", për të shtuar se: "Ky shpërblim vjen jo vetëm për elementët që bart reportazhi, por edhe për misionin që mori përsipër të përcillte, sepse ai mbyllet me një fjali shumë të madhe: "Mirë se të gjejmë të lirë, Kosovë"! Dhe kjo don të thotë shumë! Kjo emociononte jo vetëm para tetë vjetësh, por edhe në këtë prag kur ne presim statusin e Kosovës…"."Mëngjesi dhe mbrëmja… Ikja dhe kthimi, jane ndalur në pritje të çastit fatlum! Koha rend për të nesërmen, dhe e ardhmja e dëshëruar formësohet në një ngrehinë ku të gjithë duan të mbërrinë, për të thënë: "Mirë se të gjejmë të lirë, Kosovë!"(Radio Tirana,reportazhi fitues).

"Komisioni e vlerësoi si shembull se si punohet një rëportazh"-përsërit vlerësimin e jurisë profesionale, Dhurata Kaba, redaktore në Radio Kosovë.

Drejtoresha e Radio Festivalit të Tretë Rajonal "Zëri si nxitje e kreativitetit - Neumi 2007", z. Borka Rudiç, sjell opinonin e saj: "Jam shumë e kënaqur për faktin se, kësaj radhe kanë marrë pjesë rreth 40 radio lokale nga i gjithë rajoni, dy fakultete dhe 2 shkolla gazetarie, një Institut për Media dhe mbi 100 gazetarë, përfaqësues të radiostacioneve, ekspertë të medias si dhe të tjerë që janë të interesuar për radion, si medium. Por, jam e kënaqur poashtu edhe me kualitetin e produksionit të prezantuar në këtë festival, sidomos me punimet që kanë ardhur nga radiot shqiptare, të cilat me kualitetin e tyre janë futur në mesin e punimeve të shpërblyera nga juria".

Suada Axhanel, organizatore e Shoqatës së Radiostacioneve Lokale të Evropës Juglindore, Alter Media: "Radiostacionet nga Kosova dhe Shqipëria kanë lënë një përshtypje te juria, si radiostacione profesionale. Ato u prezantuan me materiale shumë të mira, të cilat në fund edhe u shpërblyen me çmime speziale. Dua të përmend materialin e Radio Kosovës, të autores A. B., të cilën juria e vlerësoi si shumë interesante. Këtu, autorja ka shfrytëzuar festën e 1 majit që ta trajtojë temën për turzimin, që ishte një e papritur! Pra, ajo, në kuadër të Ditës Ndërkombtare të Punës, i njofton qytetarët me të gjitha ato që ofron kjo pjesë e Deçanit".

"Është 1 maji, Dita Ndërkombtare e Punës. Moti është i vranët dhe në çdo çast pritet të bie shi. Por, kjo nuk i pengon vizitorët nga mbarë Kosova, që të drejtohen kah grykat magjepsëse të Dukagjinit…."(

rep.Radio Kosova).

Dhurata Kaba, kali jetën në gazetari, prandaj e njeh mirë ndjenjën gazetarit të shpërblyer: "Kënaqësia më e madhe për një gazetar është, kur bën diçka dhe të tjerët ta vlerësojnë mirë. Sepse, gazetaria është art, madje do të thosha, më e madhja e arteve!"

"Dhe dita vazhdon me moton e njëjtë, qetë e heshtur, jashtë halleve të përditshmërisë, sikur të gjithë të donin të ndalonin kohën për një çast. Valët e vizitorëve përshkojne grykën magjepsëse të Decanit, duke shijuar këtë çast gëzimi i cili ka filluar që në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në orët e vona, sigurisht…"(Reportazhi,Radio Kosova).