1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rënie kursi në tregjet kineze të aksioneve

Thomas Kohlmann31 Maj 2015

Për një vit me radhë tregjet kineze të aksioneve shënuan ngjitje. Po tani ato po shënojnë rënia të forta.

https://p.dw.com/p/1FZZx
Fotografi: picture-alliance/dpa/Fangping

A janë këto shenjat e para se flluska e spekulimeve në tregjet e aksioneve kineze do të plasë? Apo është thjesht një korrigjim normal i shkaktuar për shkak se investitorët kanë tërhequr fitimet e tyre të shumta në bursën e Shangait dhe të Shenzhenit?

Rënia e e çmimeve në bursën e Shangait me rreth shtatë për qind që u shënua të enjten (28.05) shkaktoi nervozizëm në mesin e investitorëve. U fol për një "të enjte të zezë", një zgjim i keq pas për rreth një viti ngjitjeje të pakthyeshme në tregjet kineze të aksioneve.

Jo vetëm pesimistët besojnë se korrigjimi, që duhet të ishte bërë prej kohësh, mund të shkojë më tej. Pionieri i investimeve në Kinë, Mark Mobius, tha për gazetën "Handelsblatt" se në javët e ardhshme pret një rënie prej 20 për qind. Menaxheri i kompanisë amerikane të fondeve Franklin Templeton priste që në muajin prill një korrigjim në tregjet kineze.

China Aktienmärkte Absturz
Fotografi: STR/AFP/Getty Images

Në pak më shumë se një vit kurset në bursën e Shangait u rritën me rreth 120 për qind. Në Shenzhen, metropolin e teknologjisë së lartë në Kinën jugore, çmimet e aksioneve janë rritur gjatë së njëjtës periudhë me më shumë se 150 për qind.

Symbolbild China und Russland gründen Ratingagentur
Fotografi: picture-alliance/dpa

Spekulime dhe kredi

Tani ka edhe shumë qytetarë të zakonshëm kinezë që përpiqen të fitojnë përmes spekulimeve në bursë. Disa prej tyre madje ka marrë edhe kredi për të hapur depo aksionesh. Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg tani pritet një ashpërsim i rregullave për dhënien e kredive për shkaqe të tilla dhe ky mund të jetë një shkak për rënien e kurseve.

Një shkak tjetër mund të jetë edhe njoftimi i rreth 23 sipërmarrjeve kineze se do të hyjnë në bursë, ndër të cilat edhe China National Nuclear Power. Në rast se ka kaq shumë firma që guxojnë të dalin në tregun e bursës, kjo e pakëson lukuiditetin e tregut, shpjegon për afp-në Clement Chang, që punon në Hon-Kong si broker për firmën RBC Investment Management.

Platformë investimesh apo kazino

Sandra Heep që punon si specialiste për ekonominë pranë Mercator Institute for China Studies thotë se shumica e aksionerëve të vegjël kinezë nuk kanë mundësi të investojnë jashtë vendit dhe prandaj investojnë në tregun kinez. Por Banka Qendrore e Kinës planifikon që t'u mundësojë edhe atyre që të investojnë jashtë vendit dhe kjo do të dobësojë nevojën për investime të rrezikshme.

Së shpejti bursa e Shenzhenit do të hapet edhe për investitorë ndërkombëtare, prandaj shumë kinezë shpresojnë se do të ketë rritje të kursit të aksioneve. Mark Mobius thotë se "kinezët kanë një instinkt për të luajtur" dhe kjo i shtyn të investojnë në bursë. Por tregtia e aksioneve të teknologjisë së informacionit i ngjan shpesh një kazinoje. Plasja e flluskës së aksioneve të tilla u shkaktoi në mars 2000 humbje në miliarda aksionerëve në bursën e Frankfurtit.