1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane ul parashikimin ekonomik

Eurokriza po ndikon më shumë se sa pritej në ekonominë e Gjermanisë.

Ministri gjerman e Ekonomisë, Philipp Rösler

Ministri gjerman e Ekonomisë, Philipp Rösler

Qeveria gjermane në parashikimet e prezantuara sot në Berlin llogarit për vitin e ardhshëm një rritje ekonomike prej më shumë se 1,0 për qind për vitin e ardhshëm. "Gjermania po kalon në ujëra të turbullta për shkak të krizës së borxheve europiane dhe ngadalësimit ekonomik në vendet në zhvillim", tha ministri gjerman i Ekonomisë Philipp Rösler. 

Në fillim të vitit qeveria gjermane  pati parashikuar një rritje prej 1,6 për qind për vitin e ardhshëm. Për këtë vit qeveria llogarit një rritje me 0,8 për qind, ndërkohë që kishte parashikuar në fillim të vitit një rritje prej 0,7 përqind.

Lidhur me tregun e punës parashikohet që në vjeshtë ky të jetë i qëndrueshëm. Kështu sipas qeverisë numri i të papunëve pritet të ulet me 86 mijë deri në fund të vitit, duke arritur numrin e përgjithshëm për 2012 në 2, 9 milionë të papunë, e cila i referohet burimeve pranë qeverisë. Vitin e ardhshëm ky numër do të rritet pak deri në 30 mijë të papunë më tepër.