1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qeveria gjermane e shqetësuar për gjendjen në Maqedoni

Prej muajsh në Maqedoni, e cila është kandidate për BE-në, po mbretëron një kaos politik. Qeveria federale gjermane bën thirrje për një zgjidhje të shpejtë të krizës.

Qeveria federale gjermane është "shumë e shqetësuar" për situatën në Maqedoni. "Ajo që jemi duke përjetuar aktualisht është që udhëheqësit politikë nuk sillen si duhet të sillen në një vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së", tha ministri i shtetit për Evropën Michael Roth për agjencinë gjermane të shtypit DPA. Berlini bën thirrje për një zgjidhje të shpejtë të krizës politike, në mënyrë që nuk të mund të zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e vendit.

"Maqedonia nuk duhet të largohet më tej nga Evropa"

"Partitë nuk duhet ta vënë më në provë durimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të Bashkimi Evropian", paralajmëroi politikani i SPD-së nga Brukseli, ku situata në Maqedoni ishte vënë me këmbënguljen e Gjermanisë në rendin e ditës të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

"Maqedonia nuk duhet të largohet më tej larg nga Evropa, por duhet të kthehet në rrugën e afrimit me BE-në", tha Roth. Përveç kësaj duhet të mundësohet ndjekja penale e më shumë se 50 politikanëve të lartë, për të cilët vlen një amnisti e Presidentit Gjorgje Ivanov. "Prokuroria speciale duhet ta vazhdojë pa u penguar punën e saj", tha Roth.

Ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth

Ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth

Përmbysen planet për zgjedhje të prakohëshme parlamentare

Kryeministri shumëvjeçar në pushtet Nikolla Gruevski dhe ministrat e tij akuzohen për korrupsion në shkallë të gjerë dhe për eliminimin e kundërshtarëve të tyre politikë me metoda kriminale. Megjithatë, presidenti Ivanov i amnistoi në prill 56 politikanë e lartë, gjë që nxori në protesta mijëra qytetarë të zemëruar. Planet për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 5 qershor u hodhën së fundmi poshtë nga deputetët. Ata kërkojnë që fillimisht regjistri i zgjedhësve të pastrohet nga më shumë se 300.000 persona që tashmë kanë vdekur. Përveç kësaj duhet që me anë të një reforme të pamundësohet kontrolli i medias nga qeveria.