Qeveria bullgare jep dorëheqjen
20 Shkurt 2013Në Bullgari qeveria e kryeministrit Bojko Borisov do të japë dorëheqjen si e tërë. Këtë e paralajmëroi Borisov para parlamentit në Sofie. Zyrtarisht dorëheqja do të dorëzohet pas mblöedhjes së fundit të kabinetit në mesditë. Ky hap hidhet mu në kulmin e e protestave masive kundër masave të kursimit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Të dielën dhjetëra mijëra demonstrues si dhe opozita në parlament patën kërkuar dorëheqjen e qeverisë së qendrës së djathtë.
Në vazhdën e protestave në qytetin Varna, në lindje të Bullgarisë, një i ri i vuri flakën vetes. Ai u transportua në një klinikë me djegie të rrezikshme për jetën. Borisov e pati marrë postin në korrik 2009. Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të ishin në korrik. Tani bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme në fund të prillit. Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian.