1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tregti me të dhënat e pacientëve

dpa/Reuters/PP20 Gusht 2013

Sipas revistës "der Spiegel" firmat farmaceutike gjermane u vënë në dispozicion firmave amerikane të hulumtimit të tregut të dhëna nga recetat e pacientëve.

https://p.dw.com/p/19SNP
Fotografi: Edson da Silva/Fundação Oswaldo Cruz

Sipas një raporti të revistës gjermane "Der Spiegel" Qendra elektronike e të dhënave të Farmacive në jugut të Gjermanisë, VSA, i ka vënë në dispozicion për hulumtime tregu kompanisë amerikane IMS të dhëna për pacientë dhe mjekë, të cilat nuk kanë qenë koduar në mënyrë të papërshtatshme. Sipas revistës tek të dhënat e recetave që i janë vënë në dispozicion kompanisë IMS identiteti i pacientëve është mbuluar vetëm nga një kod 64-shifror, i cili mund të deshifrohet lehtë dhe bën kështu të mundur që të gjehet numri i sigurimit të pacientit.

Demetime nga disa drejtime

Qendra elektronike e të dhënave të Farmacive në jugut të Gjermanisë, VSA, tha të hënën në një deklaratë se raporti i revistës "Der Spiegel" ishte "krejtësisht i gabuar". VSA nuk u vë në dispozicion të dhëna që përmbajnë informacione personale as kompanive që merrn me hulumtimin e tregut dhe as atyre të industrisë farmaceutike. Tek të gjitha të dhënat nga recetat është eliminuar çdo referencë që lidhet me individin me një anonimizim të dyfishtë. Legjislacioni gjerman i lejon VSA-së "vetëm përdorimin e të dhënave të anonimizuara për qëllime hulumtimi të tregut».

Symbolbild Arzt verschreibt Medikament
Fotografi: Fotolia/HappyAlex

Inspektorati bavarez i të Dhënave e mori në mbrojtje qendrën e të dhënave VSA dhe tha se të dhënat e pacientëve dhe të mjekëve ishin "anonimizuar në mënyrë të mjaftueshme" para se t'i përcilleshin kompanisë amerikane IMS.

Edhe përfaqësuesi gjerman i kompanisë amerikane IMS i hodhi poshtë akuzat dhe sqaroi se IMS nuk merr nga Qendra elektronike e të dhënave të Farmacive "të dhëna personale", madje as në formë të kamufluar.

Ministri i Shëndetësisë kërkon sqarim gjithëpërfshirës

Nisur nga lajmet për shitjen të dhënave të pacientëve ministri federal i Shëndetësisë, Daniel Bahr (FDP) kërkoi një sqarim gjithëpërfshirës të kësaj çështjeje. Bahr kërkoi të për sqarimin e kësaj çështjeje të angazhohen organet e drejtësisë. "Pozicioni ligjor është i qartë: Të dhënat e pacientit duhet të mbrohen dhe nuk duhet të keqpërdoren", tha Bahr. "U bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse si prokuroria që të hetojnë akuzat e mundshme për të dhënat e farmacive."

Neue Organspenden-Kampagne in Berlin vorgestellt
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Daniel BahrFotografi: picture-alliance/dpa

Kritika ndaj shitjes së të dhënave të pacientëve

Lajmi se Qendra elektronike e të dhënave të Farmacive në jugut të Gjermanisë, VSA, i ka vënë në dispozicion për hulumtime tregu kompanisë amerikane IMS të dhëna për pacientë dhe mjekë, po shoqërohet me kritika ndaj shitjes së të dhënave të pacientëve për industrinë farmaceutike apo ato të hulumtimit të tregut. Kritika të tilla erdhën nga shoqëritë e sigurimeve shëndetsore. "Ky rast tregoi përsëri qartë se kjo praktikë duhet të ndalohet me ligj" tha Ulrike Elsner, drejtore ekzekutive e Shoqatës së Shoqërive të Sugurimit shëndetsor (Vdek). Të dhënat duhet të përdoren vetëm për llogaritjen e shpenzimeve me shoqëritë e sigurimeve shëndetësore dhe në përputhje me ligjin për sigurimet shëndetësore, theksoi Elsner.