Pyetjet të padëshiruara
20 Shtator 2012Në një takim të nivelit të lartë me Bashkimin Evropian (BE), kryeministri kinez Wen Jiabao nuk ka pse trembet se pas bisedave me presidentin e Këshillit Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit, José Manuel Barroso do të duhet tu përgjigjet reporterëve. Pala kineze ka vendosur kushte, që nuk lejojnë zhvillimin e konferencave të shtypit, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së në Bruksel.
Kina ka këmbëngulur që t`i jepet një listë me emrat e gazetarëve pjesëmarrës dhe ka kërkuar që t`i lejohet kontrolli i tyre. Në këto kushte organizimi i një aktiviteti të tillë është i pamundur, prandaj konferenca e shtypit nuk është organizuar, tha zëdhënësja e Presidentit të Komisionit, Barroso.
Takimi nuk u shoqërua me vendime të rëndësishme
Që në takimin e lartë të vitit të kaluar midis Kinës dhe BE-së, korrespondentët e Brukselit nuk patën asnjë shanc që t`i bëjnë pyetje përfaqësuesve kinezë. Takimi i nivelit të lartë mbahet dy herë në vit. Ky është i fundit në të cilin merr pjesë kryeministri Wen, i cili nuk do ta mbajë më këtë post. Në takim nuk pritet të merren vendime. Takimi ka më tepër të bëjë me "konsolidimin e rezultateve", tha një diplomat i BE-së.
Marrëdhëniet tregtare do të luajnë rol kryesor në bisedime. Ato janë të ngarkuara aktualisht me akuza dumpingu për firmat kineze. Tema të tjera do të jenë të drejtat e njeriut dhe kriza aktuale në Siri apo grindjet e Kinës me Japoninë.