1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PYETESORI: Seleksionuesi i mbeturinave Michael Speckin

26 Prill 2010
https://p.dw.com/p/N77f
Fotografi: DW

Emri: Michael Speckin

Mosha: 47 vjeç

Vendlindja: Natyrisht Hamburgu!

Gjendja civile: I martuar

Fëmijë? 2

Profesioni: Seleksionuesi i mbeturinave tek riciklimi

Shkolla/Kualifikimi: Kam mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme Hauptschulabschluß

Si e nis ditën ? Me një cigare dhe me një kafe të mirë

Çfarë është për mua tipike gjermane? Serioziteti, precizioni dhe rendimenti

Çfarë është tipike për mua? Qetësia dhe komoditeti

Ana ime më pozitive është: Unë nuk inatosem kurrë. S'kam qenë kurrë në jetë i nevrikosur

Dobësia ime më e madhe është: Nuk jam në gjendje të them "jo".

Çfarë kam dëshirë të bëj më fort në kohën e lirë? Më së miri është kur e kaloj kohën me familjen. Shkoj edhe në palestër me shokë, në verë më pëlqen të dal me motoçikletë. Dhe më pëlqen të lexoj romane fantastiko-shkencorë dhe western.

Cila është gjella ime e preferuar? Salcë me majdanoz me patate të ziera dhe proshutë

Çfarë muzike dëgjoj? Në fakt pak a shumë gjithçka. Por me më dëshirë – Muzikë diskoteke të viteve 80-të. Ajo ka qenë koha ime atëherë.

Përse do të doja të kisha më shumë kohë? Kam kohë të mjaftueshme për gjithçka. Kur më nevojitet kohë për diçka, atëherë e gjej kohën.

Kur mendoj për të ardhmen atëherë…? Gëzohem për nipin. Të shohësh se si rritet dhe të marrësh pjesë. Dhe pastaj kur të dalim dikur në pension, atëherë e kemi rregulluar, ashtu siç e kishim planifikuar: Kemi një shtëpi private, gruaja ime nuk do të ketë më nevojë të punojë, ne kemi dy fëmijë të rritur, të mrekullueshëm dhe pastaj jemi edhe gjysh dhe gjyshe. E shoh me optimizëm të ardhmen.

Motoja e jetës sime është? Të mos bëj stres dhe të mos irritohem, por të bëj konsekuent punën time.