1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putini - cari i televizionit

Roman Goncharenko / Amarildo Topi26 Prill 2013

Si sundon Putini përmes TV. Presidenti rus iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve për pesë orë rresht në TV. Që nga parqet e lojërave deri tek investimet në ushtri, ai shprehu qëndrimet për çështjet që shqetësojnë rusët.

https://p.dw.com/p/18Nox
Fotografi: REUTERS/Mikhail Klimentyev/RIA Novosti/Pool

"Zoti President, ju lutem më siguroni se do të ndërtohet një park lojrash pranë shtëpisë time", tha një vajzë nga Lindja e Rusisë. Vladimir Putin premtoi se do ta ndihmonte. Pas një ore agjencitë e lajmeve njoftuan se parku i lojrave do të ndërtohej dhe për këtë do kujdeseshin vetë drejtuesit lokalë.

Kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e së enjtes (25.04.2013) në televizionin shtetëror rus, ku Putin u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve të tij. Ai e zhvillon një gjë të tillë që prej vitit 2001, duke tërhequr një audiencë prej miliona shikuesish. Këtë herë ai vendosi një rekord të ri: programi zgjati 4 orë e 47 minuta. Pyetjet vinin me anë të telefonatave, mesazheve telefonike ose lidhjeve të drejtpërdrejta televizive në pjesë të tjera të vendit.

Miliona vetë ndoqën përgjigjet e Vladimir Putinit
Miliona vetë ndoqën përgjigjet e Vladimir PutinitFotografi: Reuters

Putin si Babai i Kombit

Putin bëri një rezyme të punës së tij të realizuar pas një vitit në Presidencë dhe ai tha se ishte shumë i kënaqur: numri i lindjeve dhe rrogat janë rritur, ndërsa ushtria është pajisur me armë të reja. Por ai ishte i revervuar sa i përket rritjes ekonomike, duke i vënë fajin pjesës tjetër të botës. "Kriza në Perëndim dhe në gjithë Europën, ka lënë shenjë edhe tek ne", tha ai.

Shumë prej pyetjeve ishin rreth problemeve të jetës së përditëshme të qytetarëve rusë: çmimet në rritje, pensionet e ulëta dhe zyrtarët e korruptuar. Putin e prezantoi veten si babai i kombit, duke treguar që kujdeset për gjithëçka. Kjo nuk është diçka e re sepse për vite me radhë ai ëshë sjellë si dikush që shqetësohet edhe për njerëzit e thjeshtë dhe shikon gjithashtu interesat personale.

Alexej Kudrin, ish ministër i financave në Rusi
Alexej Kudrin, ish ministër i financave në RusiFotografi: DW

Kritika qeverisë

Kishte edhe pyetje kritike, por dukshëm vetëm ato që Putini donte të dëgjonte. Ish ministri i Financave Alexei Kudrin kritikoi qeverinë, por pa përmendur kryeministrin aktual Dimitry Medvedev. Ai tha se ekonomia ruse ishte shumë e varuar nga eksportet e gazit dhe naftës e qeveria po bën shumë pak për të ndryshuar një situatë të tillë. Putin u përgjigj me një buzëqeshje fallco. Ai kundërshtoi thirrjet për dorëheqje të qeverisë, duke thënë se kabineti sapo është krijuar dhe ka ende kohë të tregojë veten. Medvedev nuk gëzon shumë popullaritet dhe muajt e fundit ka patur spekulime se ai mund të japë dorëheqjen.

Kur u pyet për korrupsionin  në Ministrinë e Mbrojtes, ai theksoi se investigimet për këtë çështje kanë nisur kur ai hyri në zyrën e Presidentit. Ai shkarkoi ministrin e Mbrojtes Serdyukov në vjeshtën e vitit 2012.

Ofertë për të folur me opozitën?

Vetëm nga fundi i emisionit ai foli edhe për opozitën dhe protestat e saj. Këtë herë ai nuk i ofendoi ashtu siç bëri në dhjetor të vitit 2011, ku i quajti “majmuna”. Ai tha se ishte gati për dialog me opozitën edhe pse nuk u tregua shumë konkret se si do ta bëjë një gjë të tillë.

Gjatë procesit gjyqësor ndaj kritkut të qeverisë Alexej Nawalny
Gjatë procesit gjyqësor ndaj kritkut të qeverisë Alexej NawalnyFotografi: Reuters

Ai u bëri thirrjë kundërshtarëve të tij të formojnë parti dhe të hyjnë në parlament. Putin nuk përmendi blogerin dhe kritikun Alexei Navalny, i cili është i përfshirë në një proces gjyqësor në Kirov për një çështje korrupsioni. Ai tha se hetimet ndaj antarëve të opozitës nuk kanë arsye politike.

Presidenti rus foli pak edhe për politikën e jashtme. Ai falenderoi SHBA-në për ndihmën që i dha Rusisë për antarësimin në Organizatën Botërore të Tregëtisë dhe sa i përket ngjarjes së Bostonit, shtoi se duhet një bashkëpunim më i mirë në luftën kundër terrorizmit.