1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

181011 Russland Putin

18 Tetor 2011

Kryeministri rus Vladimir Putin nuk e përjashton mundësinë e një krize në vendin e tij si në fillim të viteve nëntëdhjetë.

https://p.dw.com/p/12upj
Putin me bashkëshorten Ludmilla
Putin me bashkëshorten LudmillaFotografi: AP

Në një intervistë për tri televizionet më të mëdha ruse të transmetuar të hënën (17.10.), Putin tha se do të paralajmërojë prej hapave të gabuar. "Dy-tre hapa të tillë të gabuar mund ta zhysin vendin tonë në një krizë si në fundin e viteve tetëdhjetë, fillimin e viteve nëntëdhjetë."

"Nuk pajtohem me mendimin se gjendja në Rusi nuk mund të bëhet më e keqe se ç'është tani. Ju kujtoj situatën në fund të viteve tetëdhjetë dhe shakanë e atyre viteve: ‚Vijnë shokë për vizitë. Mikpritësi pyet: Do t'i lani duart me sapun? Miqtë: Po. Mikpritësi: Atëherë do pini çaj pa sheqer'. Sepse ushqimet më të rëndësishme dhe mallrat e domosdoshme ndaheshin asokohe me triska. Paralelisht ekzistonte një monopol shtetëror për ideologjinë dhe politikën. Asokohe lejuam që vendi të shpërbëhej. Edhe atëherë thuhej, se më keq nuk mund të bëhej më. Pastaj erdhën vitet nëntëdhjetë, shthurja totale e sferës sociale, bllokimi jo vetëm i ndërmarrjeve të veçanta, po i degëve të tëra, pensione, paga dhe përfitime të tjera që s'paguheshin."

Njëkohësisht Putin u mbrojt kundër krahasimeve me udhëheqësit sovjetikë.

Putin në kongresin e partisë "Rusia e Bashkuara", 24.09.2011
Putin në kongresin e partisë "Rusia e Bashkuara", 24.09.2011Fotografi: dapd

"Thuhet se së shpejti do të ketë një kthim në kohët e Brezhnjevit, në ngecjen në vend të ekonomisë. Së pari, edhe gjatë kohës sovjetike dhe madje në fillimin e viteve nëntëdhjetë ka pasur mjaft gjëra të mira. Gjithashtu nuk më kujtohet që politikanët udhëheqës sovjetikë pas fundit të luftës të kenë punuar kaq intensivisht si unë apo si presidenti Dmitrij Medvedjev. Udhëheqësit sovjetikë nuk ishin as fizikisht në gjendje për punë intensive as nuk merrnin erë nga punët që duheshin bërë. Dhe mungonte vullneti për të bërë diçka."

Autor: Miroslaw Jablonski / Elert Ajazaj

Redaktoi: E. Xhani