1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Puna me detyrim në kishën katolike në Gjermani në kohën e nazizmit

Hajo Goertz8 Prill 2008

Kardinali Lehman prezanton dokumentacionin

https://p.dw.com/p/Df5u
Kardinali Karl Lehmann dhe Dr. Karl-Joseph Hummel i Komisionit për Histori Bashkëkohore gjatë konferencës për shtyp në Mainc, ku u prezantua dokumentacioni 'Puna me Detyrim dhe Kisha Katolike 1939-1945'.Fotografi: DW / Barbara Cöllen

Kardinali Karl Lehmann prezantoi në Mainc një dokumentacion për punën me detyrim në institucionet katolike gjatë regjimit nazist. Lehmann duke qenë deri në shkurt kryetar i konferencës ipeshkvnore gjermane e ka nxitur shumë përpunimin e këtij kapitulli të errët të historisë së fundit të kishës, sepse ai e sheh si fatale fshehjen e aspekteve negative.

Vonë, në fillim të këtij shekulli, 45 vjet pas përfundimit të luftës së dytë botërore shoqëria gjermane shqyrtoi fatin e njerëzve, që kanë kryer punë të detyruar në kohën e nazizmit. Zgjati edhe ca kohë derisa edhe kishat, për të cilat gjithashtu diskutohej, u morën me këtë temë tabu. Duke kërkuar për personat, që ishin ende gjallë dhe duke u bërë oferta për zhdëmtim kisha katolike donte të përpunonte në mënyrë autokritike pjesëmarrjen e saj në sistemin e padrejtë të punës së detyruar. Kardinali Karl Lehmann në Mainc që në fillim të diskutimit shprehu keqardhjen, pse kisha nuk e kishte pohuar më parë se është kryer punë me detyrim në institucionet e saj.

'Nuk duhet fshehur, që edhe kujtesa e kishës katolike ka qenë shumë gjatë e verbuar ndaj fatit dhe vuajtjes së burrave, grave, të rinjve dhe fëmijëve të sjellë në Gjermani për të kryer punë të detyruar.'

tha Lehmann tani në Mainc në prezanimin e dokumentacionit të gjërë me titull „Puna me detyrim dhe kisha katolike ndërmjet viteve 1939 dhe 1945“. Në bazë të tij, 6.000 njerëz, civilë, – kryesisht nga Polonia, Ukraina dhe Bashkimi Sovjetik – si dhe robër të luftës kanë qenë detyruar të kryejnë punë në rreth 800 institucione kishtare. Rreth 800 të mbijetuar mundën të gjendeshin. Ata janë zhdëmtuar me rreth 2.500 euro. Kështu numri i punëtorëve me detyrim në institucionet katolike si spitale, seminare priftërinjsh dhe manastire ka qenë relativisht i vogël. Vlerësohet se gjithsej 13 milionë njerëz janë detyruar të kryejnë shërbime skllevërish në rregjimin nazist. Për Lehmann-in kjo nuk është arsye që të reduktohet bashkëfajësia e kishës.

Përpiluesi kryesor i dokumentacionit, Karl-Joseph Hummel thotë:

'Për të mbrojtur interesat e institucionit, në vitet e luftës shpesh dukej se nuk kishte alternativë tjetër realiste përveç kompromiseve me përgjegjësit në shtet dhe në partinë naziste...

Por qëndrimi i kishës ndikohej si nga motive patriotike ashtu edhe nga frikërat e konfiskimit me dhunë nga policia dhe SS-ët. Kjo situatë çoi në dyfytyrësi, në tensione dhe përshtatje, në raste të veçanta edhe në gabime fatale.'

Prandaj sipas kardinalit Lehmann nuk mund të flitet në mënyrë të njëanshme vetëm për rezistencë të kishës, apo vetëm për kolaboracion, siç pretendojnë mbrojtësist apo kritikët e kishës në kohën e nazizmit.

'Njohuritë e reja, nuk shërbejnë vetëm për të kuptuar më mirë të kaluarën historike, por edhe për kujtesë precize historike, pa të cilën nuk është i mundur pajtimi i vertetë reciprok.'